Hallaçi: Në skuadër mbizotëron optimizmi

Rrahman Hallaci është shndërruar në një nga lojtarët titullarë të Partizanit, teksa luan për të kuqtë qysh nga sezoni 2002-2003.
"Kemi pasur largime titullarësh në raport me sezonin e kaluar, por kemi marrë lojtarë të rinj, të cilët besoj se do të bëjnë më të mirën. Kemi futbollistë që do ta përballojnë ndeshjet e turit të parë dhe do të shënojmë qysh në ndeshjen e parë", - thotë 24-vjecari Hallaci, autori i një goli fantastik kundër Besës në kampionatin që sapo përfundoi.
Kuksiani pohon se kanë pak njohuri për skuadrën, pasi Shiroki ka luajtur në Shqipëri kundër Teutës. "Është një ekip shumë i fortë, për më tepër që ka bërë edhe përforcime, por dhe ne kemi bërë një minifazë të mirë dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje. Skuadra ka optimizëm, pasi boshti i ekipit vazhdon të jetë, pavarësisht mungesave. Me këtë kontingjent që kemi, besoj se do të arrijmë dicka", - përfundon mbrojtësi Hallaci.