E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Zuleta, vjen kroati Dalic

Aventura e trajnerit argjentinas Marselo Havier Zuleta te Dinamo ka zgjatur vetëm një ndeshje. Humbja 2-0 me Modricën në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve në "Qemal Stafa", rezultoi fatale për të.
Zuleta përfundimisht është i shkarkuar, dhe në vend të tij presidenti Besnik Sulaj emëroi kroatin Zllatko Dalic, i cili ishte dje në stadium për të parë në aksion Dinamon. Ish-trajneri Rijekës e Varteksit të Varazhdinit pritet të firmosë një kontratë dyvjecare.
Dalic dhe udhëtoi drejt vendit të tij, për të prishur kontratën me Federatën Kroate të Futbollit, pasi ai është aktualisht trajneri i Kombëtares U-21. Tekniku kroat do të rikthehet shumë shpejt në kryeqytetin shqiptar për të nisur përgatitjet me Dinamon për ndeshjen e kthimit me Modricën, takim që do të luhet pas një jave në Bosnjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›