Capo, në kërkim të minutave ndërkombëtare

Sulmuesi i ri i Partizanit, Arbër Capo, shpreson se do të ketë disa minutat në këmbët e tij kundër boshnjakëve të Shiroki Brijegut, për të regjistruar kështu edhe ndeshjen e parë të tij ndërkombëtare.
"Është një ndeshje shumë e rëndësishme për Partizanin, dhe do të ishte kënaqësi e madhe për mua të luaja të paktën disa minuta. Besoj se mund të krijohet një hapësirë, por ajo që është më e rëndësishmja është rezultati pozitiv", - thotë gjiganti 20-vjecar, një prodhim i pastër i Akademisë së Futbollit "Partizani".
Capo dallohet për goditjen e tij, por edhe për veprimet e shpejta në vijën e parë, të cilat i ka dëshmuar me ekipet e të rinjve të Partizanit, por dhe në ato ndeshje kur është aktivizuar me ekipin e parë në Kupën e Shqipërisë dhe në kampionat.