Shiroki Brijeg – Kataliniç: “Të sulmojmë që nga sekonda e parë”

Ivan Katalinicit i ka mbetur edhe një ditë për të përgatitur debutimin e këtij sezoni të Shoroki Brijeg në Evropë. Me fjalë të tjera, ajo cka është arritur deri më tani është arritur. Janë zhvilluar pesë ndeshje testuese, të cilat kanë treguar përparësitë dhe mangësitë e skuadrës e cila ka pësuar mjaft ndryshime prej përfundimit të sezonit. Në vlerësimin e tij Katalinic ka thënë se pret që skuadra të përshtatet sa më shumë si dhe pret zgjimin e brazilianëve të ardhur së fundmi. Në provën gjenerale përballë Zrinjskit nuk ishte i kënaqur me repartin e mbrojtes, por mbi të gjitha deklarata me reale e tij ka qenë se nuk do të dijë nivelin e Shirokit pa zhvilluar një ndeshje zyrtare.
Dhe nesër në "Pecara" do të zhvillohet një e tillë. Të gjitha përparësitë dhe mangësitë e përgatitjeve do të shfaqen në lojën përballë nënkampionit të Shqipërisë, Partizanit.
"Mendoj se fizikisht jemi të përgatitur", vlerëson Katalinic. "Për t'u përshtatur skuadra ndoshta nuk ka pasur shumë kohë, por edhe futbollistët brazilianë janë përshtatur mjaft mirë. Fytyrën e vërtetë të skuadrës do ta shohim pas ndeshjes së parë. Aty do të shohim se sa vlejnë futbollistët e rinj dhe cfarë mund të presim prej tyre tani dhe gjatë kampionatit".
VONË PËR NDRYSHIME
Kritikat negative për lojën në mbrojtje pas ndeshjes ndaj Zrinjskit ndoshta pak e kanë dëmtuar atmosferën, por ndryshime në skuadrën e parë vështirë se do të ketë.
"Për cdo ndryshim duhet kohë, dhe nuk e kemi. Mund të llogaris në lojtarët që kemi në dispozicion dhe kaq. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Më e rëndësishmja është se jemi përgatitur mirë e edhe motivimi është i lartë. Kupa UEFA gjithmonë është një vitrinë e mirë për klubin, lojtarët", thotë Katalinic.
Megjithë përpjekjet për të mësuar sa më shumë, përsëri Partizani mbetet një mister i madh. Por Katalinicin kjo nuk e shqetëson shumë.
"Nuk dimë shumë për ta. Kemi shkikuar videon e ndeshjes së fundit të kampionatit shqiptar mes Dinamos dhe Partizanit, por prej atëherë shumëcka ka ndryshuar. Vërtetë nuk do të dimë shumë derisa të jemi në fushë".
Taktika? Katalinic në këtë pikë ka qenë gjithnjë i qartë.
"Mua më pëlqen të luajmë në sulm, cka e treguam edhe ndaj Zrinjskit, të cilit i shënuam katër gola. Nuk dëshiroj që të presim kundërshtarin. Kështu do të jetë edhe kesaj radhe. Do të sulmojmë prej minutës së parë dhe shpresoj me pak shpresë do të shënojmë", ka thënë Kate.
Për fat të mirë të tij, Katalinic në kohët e fundit nuk ka pasur shumë probleme me dëmtimet e futbollistëve. Më parë ishin dëmtuar mbrojtësit Topic e Oroz që do të mungojnë në ndeshjen e parë, ndërsa nuk do të jetë as mesfushori Zelenika për shkak të kartonit nga sezoni i kaluar.
GJYQTARËT NGA SLLOVAKIA
Ndeshjen në stadiumin "Pecara" do ta gjykojnë një treshe e gjyqtarëve sllovakë. Kryesor do të jetë Pavel Olsiak, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Milan Palusak e Dushan Kubacka.
Prezantimi i fundit i Shiroki Brijeg në stadiumin "Pecara" në Kupën UEFA kishte qenë objekt i masave disiplinore të UEFA-s (për shkak të incidenteve të tifozëve të Hapoel), gjë që kësaj radhe vështirë se mund të pritet pasi nuk është paralajmëruar ardhja e tifozëve shqiptarë, të cilët për të hyrë në BeH duhet të pajisen me viza.