E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, test me “ujqërit” para Dinamos



Zakonisht dita e mërkurë është dita e testimit të skuadrave shqiptare për të nxjerrë edhe formacionin që do të luajë në ndeshjen zyrtare tri ditë më pas. Partizani, në fakt testimin do ta kryej po të mërkurën, por me të veçantën se ajo do të zhvillohet në një ndeshje zyrtare.
SFOND STËRVITOR -Përballë skuadrës së kuqe do të jetë Skënderbeu i vendit të fundit dhe ndeshja parashikohet të ketë një “sfond stërvitor”, edhe pse ekipi korçar mbërrin për herë të fundit në kryeqytet për ketë edicion. Një ndeshje e lehtë në letër përpara se të luhet të shtunën derbi i vështirë me Dinamon.
Trajneri Lika nuk kërkon të nënvlerësojë takimin, por përveç kapitenit Ardit Beqiri (i skualifikuar) ish-trajneri i Shpresave synon të kursejë energjitë edhe të disa titullarëve: dy korçarëve Paulin Dhembi e Blendi Shkëmbit, si dhe mesfushorit sulmues Gjergji Muzaka, i cili kreu edhe një test me Nantën në Francë.
DY FITORE - Partizani i ka fituar të dy takimet sezonale me Skënderbeun: 4-0 në “Qemal Stafa” në javën e 7-të (golat: Muzaka, Abilaliaj, Gjyla e Bakaj) dhe 2-1 në Korçë (golat: Shkëmbi, Bakaj si dhe Shtupina për Skëndërbeun). Dy ekipet u takuan në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu fitoi në Korçë 1-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit Partizani fitoi thellësisht 5-0.
Në 97 ndeshjet të zhvilluara midis tyre, Partizani ka arritur 59 fitore, Skënderbeu 17 fitore dhe 24 takime janë mbyllur në barazim.
GJYQTARË ITALIANË -Derbi i tretë sezonal Dinamo-Partizani, ai që do të japë edhe verdiktin përfundimtar të sezonit 2007-2008 do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh italianë. Lajmi bëhet i ditur Shefi i Sektorit të Garave, Ilir Shulku. Gjyqtari do të jetë një arbitër i Serie A italiane, por emri ende nuk është bërë publik, pasi pritet fillimisht hedhja e shortit të gjyqtarëve për javën e fundit të Serie A. Kjo do të ishte hera e dytë brenda këtij sezoni futbollistik që një ndeshje do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh të huaj. Një javë më parë, finalja e Kupës së Shqipërisë, ajo midis Vllaznia-Tirana (2-) u gjykua nga gjermani Babak Rafati. Takimi përfundimisht do të luhet në stadiumin e dytë të kryeqytetit në “Selman Stërmasi”. Dy tifozeritë, ajo “blu” dhe ajo e “kuqe” do të ndahen nga kordone policore në tribuna.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 32

Vllaznia-Dinamo (Jemini)
Partizani-Skwnderbeu (Meta)
Tirana-Teuta (Lulaj)
Besa-Beswlidhja (Lapi)
Elbasani-Kastrioti (Çekaj)
Shkumbini-Flamurtari (Dobi)
* Ndeshjet fillojnw nw orwn 16:30

Renditja
1. Dinamo 31 64
2. Partizani 31 62
3. Besa 31 50
4. Elbasani 31 48
5. Tirana 31 46
6. Vllaznia 31 45
7. Shkumbini 31 44
8. Flamurtari 31 43
9. Kastrioti 31 35
10. Teuta 31 32
11. Besëlidhja 31 31
12. Skënderbeu 31 11

14 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›