E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari dhe çifuti



Një shqiptar dhe një çifut ishin bashkëpronarë të shumë firmave. Një ditë, të lodhur nga biznesi, ata shesin gjithçka dhe vendosin që të udhëtojnë nëpër botë. Blejnë të dy një avion dhe nisin udhëtimin. Për fatin e tyre të keq, teksa po fluturonin mbi shkretëtirë avioni pëson difekt e rrëzohet. Ata humbin gjithçka kishin fituar pasi e kishin marrë me vete. Dy të mbijetuarit vazhdojnë të ecin në mes të shkretëtirës. Kur papritur, çifuti gjen një qyp plot me florinj.
-Jemi ortakë, gjysmat i kam unë. – thotë shqiptari.
-Jo, ky është fati im, nuk të jap gjë. –ia kthen çifuti.
Të dy vazhdojnë ecjen. Pas pak edhe shqiptari gjen diçka me vlerë. Një pagure me ujë. Çifuti i kërkon ujë dhe shqiptari ia kthen përgjigjen me të njëjtën monedhë siç bëri çifuti për qypin me florinj.
Çifuti:
-Si thua sikur të bëjmë Pazar me ujin?
-Shumë mirë. – ia kthen shqiptari.
Çifuti:
-Sa e shet paguren me ujë?
-Një qyp me florinj. – përgjigjet shqiptari.
Çifuti:
-Shumë shtrenjtë e mban mor’ burrë.
Shqiptari:
-Bjeri pazarit, po e gjete më lirë ta jap falas.

14 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›