E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperbehet basketbolli i femrave

Mungesa financiare ka cuar ne shperberjen e ekipit te basketbollit te femrave te Gjirokastres. Shkak per shperberjen e ekipit eshte bere ana financiare dhe loja e dobet gjate sezoneve te fundit sportive, saktesojne burime nga klubi shume-sportiv i "Luftetarit". Nderkohe, stafi drejtues i ekipit dhe lojtaret shprehen te shqetesuar ne lidhje me situaten: "Mungesa e perkrahjes financiare ka qene e vazhdueshme, cka beri qe tre lojtare cilesore te largohen ne drejtim te Permetit," - thote Tefta Qurku. Basketbolli i femrave ne Gjirokaster ka tradite gati 50 vjecare, me tete trofe ne rang kombetar.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›