E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: I kam rrëzuar të gjithë, nga Enver Hoxha e me radhëNga TemaAjo që pritej po ndodh. Të gjithë druheshin se vetëm pak ditë do të zgjaste ai reflektim i Berishës për rezultatin e dobët në zgjedhje dhe deliri i tij do të shfaqej shpejt. Interv

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: I kam rrëzuar të gjithë, nga Enver Hoxha e me radhëNga Tema

Ajo që pritej po ndodh. Të gjithë druheshin se vetëm pak ditë do të zgjaste ai reflektim i Berishës për rezultatin e dobët në zgjedhje dhe deliri i tij do të shfaqej shpejt.

Intervista e tij në TV Klan ishte një shembull shumë i mirë i kësaj. Berisha deklaroi se ka rrëzuar të gjithë majtistët, duke nisur nga Enver Hoxha, edhe pse këtij të fundit i kishte bërë thjesht shërbime si një mjek. Berisha tha se ai nuk është historia, por është e ardhmja. Kështu pati deklaruar dhe ish-kundërshtari i tij, Fatos Nano, kur pati thënë se, ai ishte Fatos Nano dhe pas i vinte historia.

Këto ditë ai do të marrë dhe një çmim, Çmimin Ajzenhauer. Pak pasi disa kongresmenë amerikanë vizituan rrugën Durrës-Kukës, deklaruan se Berisha po bëhet si Ajzenhauer që bashkoi Amerikën me rrugë. Kaq mjaftoi që Berisha të ndjehet si Ajzenhauer. Në inaugurimin e rrugës ai ftoi mbesën e ish-presidentit amerikan e tani do të marrë çmimin me këtë emër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›