E Diel, 1 Nëntor 2026

Partneritet Doganë-GIZ për modernizimin e shërbimeve doganore

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtuesen e projektit RegioTrade, Tanja Boskoviç, së bashku me Sonja Kurz, Drejtore e Zyrës së GIZ Albania, si dhe Eranda Begaj, Koordinatore e vendit për Fondin Rajonal të Hapur për Tregtinë e Jashtme dhe Menaxhere Projekti në Zyrën e Tiranës.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dhe vijimin e mbështetjes për modernizimin e Administratës Doganore Shqiptare, me theks të veçantë te digjitalizimi i shërbimeve, përmirësimi i menaxhimit të riskut dhe lehtësimi i tregtisë.

Beja bëri të ditur se, gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me GIZ, i cili ka kontribuar në rritjen e efikasitetit të proceseve doganore dhe në përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Palët riafirmuan angazhimin për vijimin e reformave dhe forcimin e mëtejshëm të partneritetit, me synim ndërtimin e një administrate doganore moderne dhe efikase.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›