E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri me shokun, vret me thike babain e tij

Indrit Hoxha qellon me thike Pirro Gishtin, pas konfliktin me te birin e tij 16-vjeçar, Eltonin. 54-vjeçari vdes ne spital. Kapet autori ne Mallakaster, ne tentative per t’u arratisur
VLORE – Pasojat e konfliktit qe ka pasur nje adoleshent me bashkemoshatarin e tij, i ka paguar ne menyre fatale babai i tij. Pirro Gishti, 54 vjeç, ka ngelur i vrare per motive te dobeta, teksa kishte nderhyre per te ndare mes djalit te tij dhe 17-vjeçarit, i cili eshte kunderpergjigjur duke e qelluar me thike. Burimet zyrtare bejne te ditur se i identifikuar si autor i vrasjes Indrit Hoxha, i cili u arrestua disa ore pas krimit. Ngjarja e rende ndodhi dje ne mesdite, ne lagjen “Partizani”, fare prane spitalit rajonal te Vlores. 54-vjeçari eshte derguar menjehere ne spital, ku ndonese iu nenshtrua operacionit, nuk arriti te mbijetoje si pasoje e goditjeve te marra ne bark dhe ne qafe. Indrit Hoxha u ndalua nga policia e Qarkullimit Rrugor ne Fier rreth ores 13:30 te dites se djeshme, teksa po udhetonte me nje taksi ne drejtim te Mallakastres dhe ai do te pergjigjet per akuzen e “plagosjes me pasoje vdekje”.
Ngjarja
Ka qene ora rreth 12:00 e mesdites se djeshme, kur Pirro Gishti, nga brenda dyqanit te tij, fast-food, fare prane spitalit rajonal, pa se i biri 16-vjeçar po zihej me nje bashkemoshatarin e tij. Fyerje, sharje te renda dhe me pas konflikt me grushte, kane pasur mes tyre te rinjte Indrit Hoxha dhe Elton Gishti, gje qe ka detyruar te atin te dale nga dyqani i tij dhe te nderhyje per te shuar sherrin. 54-vjeçari nuk ia doli dot qe te ndaje konfliktin mes te birit dhe 17-vjeçarit Hoxha, i cili ishte fqinj me familjen Gishti. Ai ka nxjerre nje thike dhe ka qelluar ne bark babain e djalit, gje qe ka sjelle shembjen e tij ne shesh. Me pas ai e ka qelluar serish ne qafe, duke i shkaktuar plage te renda. Kur ka pare se 54-vjeçari nuk perbente me rrezik per te, eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Nderkohe qe trupi i pergjakur i Pirro Gishtit eshte transportuar ne spitalin rajonal te Vlores. Burimet spitalore bejne te ditur se i lenduari kishte humbur shume gjak si pasoje e plageve ne bark dhe qafe, gje qe ka e bere te mundur shpetimin e tij. Ai nderroi jete ne sallen e operacionit disa minuta pas ngjarjes. Me pas ai eshte çuar ne morg, ku ju nenshtrua ekspertizes mjeko-ligjore dhe me tej u mor nga familjaret.
Arrestimi
Nje 17-vjeçar nga qyteti i Vlores u arrestua nga policia e Fierit, pas me shume se 90 minutash, pasi ishte identifikuar si autor i vrasjes se ndodhur ne qytetin e tij te lindjes. Burime zyrtare te policise se Fierit thane se kane marre informacionet nga koleget e tyre ne Vlore dhe jane angazhuar ne operacion per kapjen e 17-vjeçarit vlonjat. Ne baze te informacioneve rezulton se pas krimit, 17-vjeçari ka udhetuar fillimisht me nje taksi me targe VL 601 A dhe me pas ka zbritur ne Fier. Nga kjo taksi ai ka hipur ne nje mjet tjeter te tille, me targe te Mallakastres MK 142 A, ne te cilen ai u kap nga sherbimet e policise rrugore. Autori i krimit eshte derguar menjehere drejt dhomave te paraburgimit te Komisariatit te Vlores, ku do te perballet me akuzen e “plagosjes se qellimshme me pasoje vdekje”.

17 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›