Fluksi i emigranteve, shtohen tragetet e linjave Durres-Itali
DURRES - Rritet numri i trageteve te linjave qe lidhin Durresin me portet italiane per shkak te shtimit te fluksit te emigranteve per festat e fundvitit. Kompanite e lundrimit kane marre masa dhe kane shtuar numrin e trageteve ne kete periudhe, kur me mijera emigrante nga Italia, pritet te festojne prane familjeve te tyre nderrimin e viteve. Kompania “Adriatika” ka 3 tragete ne linje. Po keshtu edhe kompania “Ilion Lines” dhe “Venturis Ferries”. Gjate diteve te fundit Ministria e Transporteve licencoi nje kompani te re, e cila ka pak dite qe ka hyre ne linjen Durres-Bari. Sipas specialisteve te portit me keto masa fluksi do te jete i perballueshem dhe nuk do te krijohen anomali si ne te kaluaren, kur emigranteve ju eshte dashur te presin edhe 24 ore ne Bari apo ne Durres ne pritje te nje bilete trageti. Deri tani, te gjithe ata qe deshirojne te kthehen per pushime kane gjetur pa probleme bileta per tragete. Madje, specialistet jane te mendimit se rritja e numrit te trageteve ne keto linja do te mundesoje uljen e çmimit te biletave. Duke nisur nga dita e djeshme policia kufitare kaloi ne gatishmeri dhe do te mbuloje sheshin e trageteve me sherbim non stop. Po keshtu edhe dogana ka kaluar ne sherbim te perforcuar, duke iu pergjigjur ne kohe te gjitha procedurave te verifikimeve te pasagjereve dhe mallrave qe kalojne permes pikat te portit me te madh te vendit.
Greket kthyen per nje vit 21380 emigrante ilegale
GJIROKASTER - Autoritetet e policise greke kane kthyer ne piken kufitare te Kakavijes, gjate periudhes janar-nentor, 21380 shtetas shqiptare, te cilet kishin hyre ilegalisht ne territorin e vendit fqinj. Gentian Mullai, zedhenes i policise se qarkut te Gjirokastres, tha se “21380 emigrantet shqiptare jane kapur ne rajone te ndryshme ne Greqi dhe pas nje qendrimi disa ditor ne dhomat e paraburgimit, ata jane dorezuar ne hyrje te territorit shqiptar”. Sipas tij, nga ana e tyre punonjesit e Sherbimit Operativ Special (GOS) kane ndaluar gjate se njejtes periudhe 2722 te rinj shqiptare, te cilet jane kapur ne vijen e gjelber te kufirit me territorin grek. “Nga 21380 emigrantet e kthyer nga autoritetet greke, vetem nje prej tyre ka rezultuar i keqtrajtuar.
17 Dhjetor 2007