E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes 54-vjeçari ne aksident, shkak akulli mbi asfalt

FIER – i ftohti dhe ngricat qe perfshine dje vendin, jane bere shkas per nje aksident automobilistik, ku gjeti vdekjen nje 54-vjeçar teksa po udhetonte ne aksin Berat-Fier. Burime zyrtare te policise lokale thane se aksidenti me pasoje vdekjen e 54-vjeçarit Gezim Zihaj, ndodhi rreth ores 07:45 te dites se djeshme ne vendin e quajtur “Qafa e Stefanit”, ne fshatin Kuman te rrethit Fier. Te njejtat burime saktesuan se viktima drejtonte automjetin tip “Benz”, me targe BR 51.00 A, i cili pasi ka dale nga rruga eshte rrotulluar disa here ne ajer per te rene dhjetera metra larg vendit fillestar. Policia, e cila shkoi ne vendngjarje menjehere pas marrjes se informacionit ka gjetur ne automjetin e viktimes dy patenta, njera me emrin Gezim Zihaj dhe tjetra me emrin Artur Zihaj. Per kete arsye per gati 1 ore nuk u be e mundur identifikimi i sakte i viktimes. Me pas efektivat e policise se Fierit kane komunikuar me koleget e tyre te Beratit, dhe kane mundur qe te zbardhin plotesisht identitetin e viktimes, i cili u konfirmua zyrtarisht se ishte Gezim Zihaj. Grupi hetimor qe ka shkuar ne vendngjarje ende nuk ka dale me nje version zyrtar lidhur me shkaqet e ketij aksidenti edhe pse mendohet te kete qene si pasoje shpejtesia e madhe dhe akulli ne rruge. Moti i ftohte gjate nates ka bere qe uji i cili rrjedh lirshem ne kete pjese te rruges si pasoje e mungeses se kanaleve kulluese, ka ngrire dhe ne oret e para te mengjesit veshtiresia e qarkullimit rrugor eshte shume e madhe.

17 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›