Pas 17 vitesh mungesë, Tiranës i rikthehet muzeu etnografik
Autori i Lajmit: red.
Tirana nuk ka muzeun e saj etnografik, për të cilin ka pasur shumë kërkesa, por pa një zgjidhje konkrete. Mundim për të gjetur vend sa më të përshtatshëm e pak të kushtueshëm, por që nuk u realizua dot për fondin e pasur të kulturës kombëtare. Pa një vend të përshtatshëm për këto objekte, që i përkasin kulturës sonë kombëtare, më në fund u vendos që të kishte një seksion të madh brenda Muzeut Historik Kombëtar, por deri nga ajo kohë që është marrë ky vendim dhe deri tani puna për ndërtimin e këtij pavijoni të madh ka nisur, por ende është shumë larg përfundimi i tij. Ka qenë një “luftë” e vazhdueshme prej vitesh për mosekzistencën e këtij muzeu, por në pamundësi për të pasur një godinë vetëm për kulturën popullore, pas kaq kohësh një seksion i etnografisë do të zërë vend në Muzeun Historik Kombëtar.
Pavijoni etnografik
Ky pavijon do të ketë një sipërfaqe me 1800 metër katrorë dhe do të jenë 1100 objekte, që do të dalin nga fondi i Institutit të Kulturës Popullore, që do të bashkohen me 500 objektet etnografike që ka në pronësi muzeu, e të gjitha këto materiale të kulturës popullore do të ekspozohen në pavijonin etnografik, që pritet të hapet.
Përpjekjet
Nga Instituti i Kulturës Popullore janë bërë përpjekje të vazhdueshme, që kjo pasuri e çmuar e kulturës popullore shqiptare të mos mbetej pa “shtëpi”. E në sajë të këtyre tentativave ata kanë kërkuar fillimisht që shtëpia e Toptanasve të shndërrohej në Muzeun Kombëtar të Etnografisë. Për këtë qëllim do të shfrytëzoheshin jo vetëm mjediset brenda saj, por edhe oborri për të ekspozuar objekte që mund të vendoseshin në këtë shtëpi, mirëpo një ide e tillë nuk u mor parasysh nga institucionet përkatëse. Edhe një tjetër ide, kushtonte shumë më tepër për etnografinë. Ajo e ngritjes së një godine të re, e cila të ishte vetëm e Muzeut Etnografik dhe si përfundim etnografia shqiptare do të zërë një vend në Muzeun Historik Kombëtar. Nga Bashkia e Tiranës mësohet se ajo nuk mund të marrë asnjë vendim për materialet e kulturës popullore, pasi që pas prishjes së Muzeut Etnografik pas viteve 90, i gjithë fondi i kulturës popullore ka kaluar nën inventarin e IKP, i cili kujdeset për këto materiale, të cilat presin të vendosen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.
Mbështetja
Por nga institucioni bashkiak tregojnë se nëse do të ketë nisma në të mirë të kulturës popullore, patjetër që do të gjejnë mbështetjen dhe përkrahjen nga ky institucion. Seksioni etnografik në Muzeun Historik Kombëtar në mungesë të një muzeu etnografik, do të ketë të ndarë jetën e fshatit nga ajo e qytetit, pasi aktualisht ato janë bashkë. Ndër dekada, specialistët e kulturës popullore kanë bërë ekspedita në tërë Shqipërinë, prandaj është e natyrshme që ato objekte që përçojnë jetën në fshatrat e Shqipërisë të jenë ndryshe nga ato të qyteteve.
Objektet
Një Shqipëri unike, e pasur me traditë dhe kulturë është ajo çka publiku kryeqytetas ka mundësinë të shijojë në pavijonin etnografik, që do të hapet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Armë të dekoruara me argjend, veshje dhe aksesorë të krahinave të ndryshme, një djep apo një fustanellë për burra me 300 kinda janë disa nga objektet e kësaj ekspozite, që pritet të tërheqin vëmendjen e vizitorëve, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj. Duke qenë se vendi ynë ka një trashëgimi të pasur historike në tradita dhe kulturë, një nga planet më të afërta të institucionit të lartpërmendur është shtimi i një pavijoni tjetër, të ri me objekte të rralla etnografike si kostume të krahinave të ndryshme, objekte, armë, foto, të cilat tregojnë traditë dhe histori shqiptare. Konkretisht, përmendin kostume të Malësisë së Madhe, Zadrimës, Dardhës së Korçës, atë të Lunxhërisë, në Gjirokastër e kështu me radhë për krahina të ndryshme. Unikë paraqiten gjithashtu aksesorët e ndryshëm që shoqërojnë veshjet, si byzylykët, varëset, prej ari dhe argjendi, të modeleve të ndryshme, që flasin për një zhvillim të artit artizanal në Shqipëri. Në këtë pavijon qëndrojnë të ekspozuar edhe dy mokete të dy shtëpive tipike shqiptare përkatësisht një në Jug, tjetra në Veri.
“Unike paraqiten gjithashtu aksesorët e ndryshëm që shoqërojnë veshjet, si byzylykët, varëset, prej ari dhe argjendi, të modeleve të ndryshme, që flasin për një zhvillim të artit artizanal në Shqipëri. Në këtë muze qëndrojnë të ekspozuar edhe dy mokete të dy shtëpive tipike shqiptare përkatësisht një në Jug, tjetra në Veri”
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008