E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa e derdhjes së kontributeve në përqindje sipas pagave dhe kategorive të punësimit

Autori i Lajmit: red.
Vendimi i nxjerrë pak kohë më parë nga qeveria për rritjen e pensioneve do të përfshijë të gjitha kategoritë, çka do të thotë se këtë rritje do të kenë mundësi ta përfitojnë të gjithë pensionistët, pavarësisht aktivitetit në të cilin kanë qenë të punësuar. Listës së përfitimit do t i shtohen edhe pensionistët e rinj, që plotësojnë kriteret e marrjes së pensionit gjatë këtij vitit. Ndërkohë mosha e daljes në pension është e ndryshme në bazë të kategorizimit të profesioneve dhe gjinisë. Sipas ekspertëve, mosha e daljes në pension për të gjitha ato punonjësve që kanë ushtruar aktivitetin e tyre në sektorë të tillë si të tregtisë shtetërore e private, ata që kanë biznes privat si dhe kategori të tjera që punojnë në hotele të ndryshme si menaxherë, financierë deri te lokalet e shërbimit, kanë të drejtë të përfitojnë nga shtesa e korrikut, që u miratua nga qeveria, sapo të mbushin moshën e plotë të përfitimit. Duke u bazuar në ligjin e sigurimeve, kjo kategori punonjësish merr pension të plotë kur mbush moshën 59 vjeçe e 6 muaj. Kështu, nëse një femër që punon në sektorin e tregtisë duke filluar nga data 14 korrik e këtij viti ka mbushur moshën 59 vjeç, nuk ka të drejtë të përfitojë pension të plotë. E drejta e përfitimit në këtë rast lind më 14 janar të vitit 2009.

Përqindjet mbi pagë që aplikohen për kontributet

Për punëdhënësit, rreth 21.7 për qind e shumës bruto të listëpagesave, e ndarë kjo në 20 për qind sigurim shoqëror dhe 1.7 për qind sigurim shëndetësor. Ndërkohë që për personat e punësuar 11.2 për qind e pagesës së tij totale, e ndarë kjo në 9.5 për qind sigurim shoqëror dhe 1.7 për qind sigurim shëndetësor. Në total masa e kontributit gjithsej është 32.9 për qind e ndarë kjo në 29.5 për qind sigurim shoqëror dhe 3.4 për qind që shkojnë për llogari të sigurimeve shëndetësore, për mbulimin e shërbimeve të marra nga pacientët. Sipas ekspertëve të pensioneve niveli i pagave referuese përcaktohet me Vendimin të Këshillit të Ministrave nr. 285 të nxjerrë në 2007. Megjithatë, është vendosur se, sidoqoftë, paga maksimale mujore për efekt pagese të kontributeve nuk mund të jetë më e lartë se 65 700 lekë. Sipas ligjit, dredhja e kontributeve bëhet nga punëdhënësi. Ndërsa masat janë të përcaktuara në vendimin e qeverisë nr. 557, datë 16.08.2006, ku masa e kontributit u ul 9 për qind, duke lehtësuar përqindjen që ishte i detyruar të paguante punëdhënësi

Dokumentacioni për derdhjen e kontributeve

1.Formulari i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore

2.Listëpagesa e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi

3.Pasqyra e të punësuarve rishtazi dhe e të larguarve.
Ky lajm është publikuar: 18/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›