Çelet Festivali Veror i Filmit, në garë 16 filma
Autori i Lajmit: red.
Mbi 16 filma shqiptarë dhe të huaj do të prezantohen në edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës. Festivali do të zhvillohet nga data 23-31 gusht, në qytetin bregdetar me mbështetjen e Bashkisë së qytetit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, kompania "ATRID Film Production-Teatri i Ri". Gjatë një konference për shtyp në mjediset e Bashkisë së qytetit bregdetar, kryetari i saj, Vangjush Dako, tha se "Bashkia e qytetit ka vënë në dispozicion të festivalit një financim prej 50 milionë lekësh, si dhe mjediset e rinovuara të teatrit "Aleksandër Moisiu", në sallën dhe ekranin e të cilit do të konkurrojnë për çmimin "Gladiatori i Artë" 16 filmat e përzgjedhur që prej disa javësh". Sipas tij, ky festival synon të promovojë vlerat e filmit artistik shqiptar, si dhe të qytetit mikpritës të tij, Durrësit. Drejtori i QKK-së "Alba Film", Xhevdet Ferri, u shpreh se "festivali është një mënyrë e re për të promovuar filmin shqiptar brenda shtëpisë . Në vendin tonë organizohet vetëm një Festival Ndërkombëtar i Filmit të shkurtër dhe dokumentar, çka e bënte të nevojshëm institucionalizimin e një veprimtarie të re me përmasa ndërkombëtare, që do të sjellë vlera dhe do të përçojë filmin dhe realitetin shqiptar përmes pjesëmarrësve të tij". Ai theksoi se pas 12 edicioneve të Festivalit Kombëtar të Filmit, edicioni i fundit i të cilit u zhvillua pas një mungese 6-vjeçare, si dhe paraqitjeve thuajse personale të autorëve në festivalet e ndryshme ndërkombëtare, ka ardhur koha për të gjetur alternativa të reja që mbështesin promovimin e filmit shqiptar dhe të vendit tonë në planin ndërkombëtar. Ferri shtoi se debati për mënyrat e organizimit të veprimtarive të filmit do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të këtij Festivali Ndërkombëtar, i cili vjen si bashkëpunim i frytshëm disamujor me Bashkinë e qytetit të Durrësit. Ndërsa organizatorja Anila Varfi, nënvizoi se "Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit në Durrës vjen menjëherë pas përfundimit të Festivalit të Sarajevës, ndërkohë që pas tij fillon veprimtaria madhore e filmit ndërkombëtar në Venecia. Sipas saj, me sloganin "Arti, mbiemri i qytetit tim", ne synojmë të përcjellim te pjesëmarrësit vlerat e qytetit 3-mijëvjeçar, ku edhe statuja e fituesit "Gladiatori i Artë", vepër e skulptorit Sadik Spahija do të jetë një nga simbolet e qytetit. “Pikërisht në amfiteatrin 1900- vjeçar do të organizohet shfaqja e filmave jashtë konkurrimit, - tha më pas Varfi, sipas të cilës, mjediset e monumentit antik së bashku me sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu" do të jenë dy arenat e kësaj veprimtarie madhore. Dje organizatorëve të Festivalit i ka mbërritur një letër përshëndetëse e regjisorit të madh shqiptaro-amerikan Sten Dragoti, i cili, për shkak të një sëmundjeje të papritur, nuk do të mund të marrë pjesë në këtë eveniment, ku parashikohej të kryesonte edhe jurinë ndërkombëtare, që do të vendosë për ndarjen e çmimeve. "Shqipëria dhe Ballkani do të njihen më në fund nga bashkësia e artistëve të kinemasë botërore si një burim i madh krijimtarie", - shkruan bashkë me përshëndetjet e tij regjisori Dragoti nga Nju-Jorku.
Ja filmat pjesëmarrës në festival
Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit do të hapë siparin më 23 gusht me filmin "Trishtimi i zonjës Shnajder" të regjisorëve Pirro dhe Eno Milkani, ndërsa premiera botërore e filmit "Nata e kometës" i regjisorit Fatmir Koçi, mbi bazën e novelës "Viti i mbrapshtë" të Ismail Kadaresë do të mbyllë më 31 gusht veprimtarinë që organizohet në Durrës. Sipas organizatores Varfi, në edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit aplikuan 51 filma nga 23 shtete të botës, nga të cilët juria seleksionuese përzgjodhi 16 filma gjithsej, nga të cilët filmat shqiptarë të dy viteve të fundit, "Mao Ce Dun", "Sekretet", "Trishtimi i zonjës Shnajder" dhe "Nata e kometës", ndërsa filmat e tjerë vijnë nga Estonia, Çekia, Irani, etj. Ajo sqaroi se filmat e përzgjedhur do të garojnë për 5 çmime, ku çmimi i madh i festivalit është "Gladiatori i Artë", një skulpturë simbolike e punuar nga profesor Sadik Spahia me finesë e dashuri, ku çdo statujë është unike. "Festivali i Durrësit do të jetë një qendër e dialogut midis regjisorëve, skenaristëve, producentëve, aktorëve, drejtorëve të fotografisë, inxhinierëve të zërit, montazhierëve, kompozitorëve, skenografëve, kostumografëve, gazetarëve të specializuar dhe admiruesve të kinemasë", - tha Varfi. Ky Festival, përveç vëmendjes ndaj filmave të huaj, ka në fokus të veçantë kinemanë kombëtare me produksionet e saj më të fundit për të risjellë në vijimësi të përvitshme traditën e festivaleve kombëtare, ku vlerat të shpalosen përpara një vlerësimi profesional ndërkombëtar. Gjithashtu, në një program jashtë konkurrimit do të shfaqen për kënaqësinë e audiencës si "rikthim në kinemanë tonë" të gjithë filmat fitues në 12 edicionet e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar.
Çmimet e festivalit:
Filmi më i mirë artistik (Gladiatori i Artë)
Çmimi i jurisë
Filmi më i mirë shqiptar
Aktorja më e mirë
Aktori më i mirë
Çmimi i karrierës
Ky lajm është publikuar: 19/08/2008