E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 2 vjetësh në arrati, kapet në port 44-vjeçari

03/09/2009  DURRES- Agjentët e sektorit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në policinë e Durrësit kanë arrestuar shtetasin Ajet H. pasi ndaj tij kishte filluar gjykimi për akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Kishte afro 2 vjet që policia e kërkonte shtetasin, por ka mundur të arrestojë vetëm një ditë më parë. 44-vjeçari i lindur në Bajram Curri dhe banues në fshatin Konoparaj të komunës së Golemit është shpallur në kërkim me 20 nëntor 2007, ndërsa Prokuroria e Durrësit kishte nxjerrë më datë 13 shkurt 2008 urdhër ekzekutimin të vendimit penal. Ndaj këtij shtetasi ishte caktuar paraprakisht masë sigurie “arrest në burg” në mungesë për t’u përballur dje me agjentët e policisë, të cilët e kanë shoqëruar në dhomat e paraburgimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›