E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 20 vitesh, nisin punimet për asfaltimin e rrugës së Roskovecit

Berat- Roskoveci është qyteti që ka marrë dritën jeshile për investime të reja, duke nisur me asfaltimin e rrugës nacionale prej 5.5 km.

Puna ka nisur nga aksi i rrugës kryesore në qëndër të Bashkisë Roskovec, për ta vazhduar në gjatësinë e segmentit drejt rrugës Fier-Berat.

Kjo rrugë është konsideruar prej vitesh si një njollë e zezë për këtë bashki, e pa kalueshme nga gropat dhe plot pluhur.

Për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e punimeve në terren në Bashkinë e Roskovecit, ka inspektuar punimet vetë ministri i transporteve Sokol Olldashi.

Ky është vetëm fillimi i investimeve në këtë segement është shprehur Olldashi, duke shtuar se shumë shpejt do të nisë rehabilitimi i aksit kombëtar si dhe rrugëve e komunave Kuman dhe Kurjan në këtë nyke të rëndësishme rrugore për këtë segment që lidh qarqet e fierit dhe Beratit.

Konkretizimi i këtij projekti me vlerë 86 milionë lekë nga qeveria shqiptare vlerësohet si një hapsirë më e gjerë për zhvillimin ekonomik të biznesit vendas si dhe të trasnportit të produkteve bujqësore të zonës.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›