Daçiq: Clinton e Ashton s'duhet të na shantazhojnë me njohjen e Kosovës

Ky është një mesazh bazik të cilit duhet t`ia thotë edhe gjatë takimit sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësuese së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.
“Ky do të jetë thelbi i dialogut tonë. Por, ne gjithashtu presim që rrethanat e tanishme të jenë të shoqëruara edhe me përshpejtimin e integrimit të vendit tonë", ka thënë Daçiq.
Kryeministri serb ka thënë se nuk do të ketë kushte të vështira që do të caktohen dhe askush nuk do të shantazhojë autoritetet e Beogradit me njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Siç mëson Blic, temat kryesore të dialogut politik në mes të Beogradit dhe Prishtinës janë të përcaktuara nga Brukseli. Temat janë prezantuar edhe në takimin e parë joformal në mes të Thaçit dhe Daçiqit në Bruksel. Por mund të ndodh që vetë Ashton të dorëzojë listën temave në dialogun e ardhshëm në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Temat e dialogut politik pritet të jenë institucionet paralele në veri të Kosovës, por edhe ato që Prishtina duke ofruar në territorin me popullsi të madhe serbe.
BE dhe SHBA-të dhe më parë kanë kërkuar nga Beogradi pezullimin e institucioneve paralele, por, siç mëson Blic, një marrëveshje mbi transparencën e financimit të institucioneve serbe pritet të arrihet deri në takimet e ardhshme.
Temë e dialogut politik pritet të jetë edhe pjesëmarrja e Kosovës në takimet rajonale. Po ashtu, është e mundur që njëra nga propozimet të jetë edhe themelimi i zyrave ndërlidhëse në mes Beogradit dhe Prishtinës.
Brukseli dhe Uashingtoni janë duke këmbëngulur për hartimin e një platforme, gjë që lidershipi serb është prapa. Ndërsa këtë platformë, Kuvendi i Serbisë pritet ta miratojë deri në fund të vitit.
Clinton e Ashton do t`i ofrojnë Serbisë “karotën e kalbur”
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme BE-së, Catherine Ashton gjatë qëndrimit të tyre në Serbi do të ushtrojnë presion shtesë mbi qeverinë e Serbisë për të njohur Kosovën, thonë përfaqësues nga opozita në Serbi.
Slobodan Samarxhiç, i cili ka shërbyer si ministër i Jashtëm për Kosovën, por momentalisht është nënkryetar i partisë opozitare , ka thënë se Bashkimi Evropian është duke i ofruar Serbisë “një karrot të kalbur” në këmbim të përfundimit të procesit të njohjes së Kosovës nga Serbia.
"Ajo që duhet thënë botërisht është se ata janë duke i ofruar Serbisë në të vërtetë një karrot të kalbur.Ky është i gjithëpërfitim i supozuar që kemi për të marrë. Se do të caktohet një datë për fillimin e bisedimeve me Kosovën, ndërsa tani ka një formulim edhe më interesant, “një datë të kushtëzuar.”, ka thënë Samarxhiq në një konferencë shtypi në Beograd.
Sipas tij, Clinton dhe Ashton do të sjellin sot edhe më shumë presion mbi qeverinë për të "finalizuar njohjen e Kosovës" në një pikë vlimi.
Ai po ashtu theksoi se BE-ja është duke i përgatitur bisedimet me Kosovën si një shtet i pavarur.
"Ardhja e Clinton dhe Ashton është një shans për të pyetur se pse BE-ja është duke hapur negociatat me Kosovën si një shtet të pavarur", tha ai, duke shtuar e qeveria serbe ka "ka hapësirë manovrimi" për të bashkëpunuar me pesë vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën.
Clinton e Ashton sot e nesër në Kosovë
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton së bashku me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton pasdite nisin vizitën e tyre në Kosovë. Kurse nesër pritet të takohen me Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Thaçi dhe udhëheqësit e partive politike.
Në këto takime pritet të diskutohet për vazhdimin e bisedimeve teknike, por edhe ato politike me Serbinë, e gjithashtu edhe për integrimin e Kosovës në BE.
Kjo vizitë është cilësuar si historike, kurse shefja e diplomacisë amerikane pritet t’i kërkojë Serbisë dhe Kosovës që t’i tejkalojnë dallimet e hidhura dhe të integrohen plotësisht në BE dhe në NATO.
Clinton dhe Ashton gjithashtu sot vizitojnë Serbinë ku pritet të takohen me Nikoliqin dhe Daçiqin. Zyrtarët e BE-së janë duke i bërë thirrje Beogradit që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
Pa Ashtonin, Clinton do ta përfundojë vizitën e saj në Shqipëri dhe Kroaci, të cilat iu bashkuan NATO-s në 2009. Clinton për herë të fundit ka vizituar Kosovën, Bosnjen dhe Serbinë në 2010.