E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshjet e shiut, Berati prej ditësh pa ujë të pijshëm

Berat- Uji që konsumojnë qytetarët e Beratit nuk është i pijshëm. Këtë e konstaton vet drejtoresha e shëndetit publik Valbona Papa. Pas disa ditë rreshjesh uji ka më shumë se tre ditë që vjen i ndotur dhe i pakonsumueshëm për tu përdorur për tu pirë

Drejtoresha e shëndetit publik Valbona Papa bën me dije se ndotjet deri tani janë fizike megjithëse po bëhen analizat për ndotje baktereologjike deri në një njoftim të dytë ajo pohon se ky ujë do të përdoret vetëm për shërbime sanitare

Ndërsa qytetarët janë të detyruar të blejnë ujë të pijshëm uji edhe ditën e sotme është i ndotur. Kjo situatë ndodh sa herë a rreshje ku uji ndotet dhe shpërndahet nëpër konsumator po i mekëtë ndotje me ngjyrë dhe jo i konsumueshëm

Gjithsesi banorët e qytetit të beratit nuk do të konsumojnë ujin deri në një njoftim të dytë nga drejtoria e shëndetit publik.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›