E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga ngushëllon Presidentin Barack Obama

Me rastin e stuhisë që ka prekur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentja Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

"Me dhimbje të thellë morëm lajmin për stuhinë që ka prekur Bregun Lindor duke vënë në rrezik sigurinë dhe jetët e miliona qytetarëve amerikan. Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve tuaj dhe keqardhjen më të thellë për dëmet e shkaktuara. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin amerikan në këtë kohë të vështirë. Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta",

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›