Pas 50 vitesh takohen normalistet e matures 1961

Takohen pas një gjysmë shekulli. Janë 18 maturantët e diplomuar në vitin 1961 në shkollën e mesme pedagogjike të Elbasanit. Të rinjtë e dikurshëm të viteve ‘70-të tani në mesomoshe i janë rikthyer edhe një herë nostalgjisë së viteve të gjimnazit.
“Mendojmë që të takohemi edhe vitin tjetër, për sa kohë që janë vitet e fundit”-thotë Hysen Hallvazagaj, pedagog në universitetin e Elbasanit.
“Është një takim i mrekullueshëm që lë mbresa të jashtëzakonshme. I kemi lënë brezave gjithçka të mirë. Edhe shoqërinë e bukur që kemi pasur me njëri-tjetrin, që brezat e ardhshëm ta vazhdojnë njëlloj si ne”-thotë Nobereta Dylgjeri, farmaciste.
“Të takohesh pas 50 vjetësh do të thotë të fillosh një jetë të dytë”-shprehet Halit Toda, mjek në Romë.
“Emocion i madh të takohesh pas kaq vitesh. Një pjesë nuk e njihnim sepse kishim shumë vite pa u parë”-thotë Ana Noçka, mësuese
Megjithatë dyert e shkollës nga ku nisën rrugën e jetës i kanë gjetur të mbyllura, duke u privuar nga emocionet që të jep një vizitë pas 50 vitesh. Ish-normalistët vetëm sa e kanë parë nga përtej hekurave shkollën e tyre, për t’u mbledhur më pas në një drekë malli jashtë qytetit.
Besim Dybeli