Rama :"Imuniteti im i pa cenuar"
Tirane - Ligji per prokurorine eshte ne duart e Keshillit te Prokuroreve. Kete fakt e ka bere te ditur dje kryeprokurorja Ina Rama. Ndersa ajo ka sqaruar se nuk ndihet e cenuar per imunitetin e saj. Pas nje takimi te zhvilluar ne ambientet e Hotel Tirana me Ministrin e Brendshem, Bujar Nishani si dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Ahmet Prenci, mbi projektin "Pameca 3" te financuar nga BE per Policine e Shtetit, Prokuroria e Pergjithshme ka shpjeguar hapat qe jane ndermarre per ndryshimin e ligjit mbi prokurorine. "Projektligji sapo na eshte vene ne dispozicion nga Ministria e Drejtesise dhe u eshte shperndare prokuroreve dhe Keshillit te Prokurorise, te cilet, pas shqyrtimit do te japin mendimin e tyre"- ka deklaruar diten e djeshme kryeprokurorja. Mesohet se Keshilli i Prokuroreve do ta shqyrtoje kete projektligj ku me pas do t'i paraqitet Ministrise se Drejtesise nje mendim institucional. Deri me sot nuk eshte paraqitur ndonje ndryshim mbi projektligjin, por se shpejti do te paraqitet nje projekt, i cili do te diskutohet per te arritur ne nje vendim. "Imuniteti im nuk eshte i cenuar"- ka deklaruar dje kryeprokurorja Ina Rama. Pak dite me pare kryeprokurorja Rama ka bere nje takim me Ministrin e Drejtesise, Enkeljed Alibeaj. Ne kete takim dy kreret kane diskutuar shume pak mbi imunitetin e prokuroreve, ndersa nuk eshte arritur nje pakt mes tyre. Mesohet se Rama dhe Alibeaj do te bejne nje takim te radhes ku edhe do te diskutojne per nenet qe duhet t'i nenshtrohen ndryshimeve te ligjit te prokurorise. Ne saje te propozimeve te bera nga ana e Ministrit te Drejtesise, prokuroret kane kundershtuar vetem heqjen e imunitetit te tyre, ndersa kane qene dakord me pikat e tjera. Ne arsyetimet e paraqitura publikisht nepermjet Shoqates se Prokuroreve, njerezit e akuzes kane shpjeguar se heqja e imunitetit rrezikon keta te fundit. Prokuroret e kane argumentuar imunitetin si nje nga kompetencat e prokurorit te pergjithshem per te hetuar mbi rastet e flagrances, nese ata kapen me shkelje dhe me pas ne vendosjen per nisjen e hetimit mbi ata apo jo. ne rast se imuniteti i prokuroreve do te hiqej atehere keta te fundit jane te ekspozuar te arrestohen nga oficeret e policise gjyqesore te cilet urdherohen nga prokuroret per hetimet qe duhet te kryejne.
Prokurori duhet te mos kete imunitet
Projektligji i Ministrise se Drejtesise, parashikon se prokurori duhet te mos kete imunitet. Sipas ketij projektligji prokurori largohet nga detyra e tij menjehere pasi Prokuroria e Rrethit te kete marre nje kallezim penal ndaj tij dhe ta regjistroje denoncimin si procedim penal, pra ende pa bere hetime paraprake per te verifikuar vertetesine e akuzave ndaj prokurorit. Nga ana tjeter i vetmi imunitetit sipas Ministrit te Drejtesise per prokurorin eshte qe ai te zbatoje ligjin. Ndryshime sipas projektligjit pritet te behen edhe per karrieren e prokuroreve, apo se shkalles se pare me ate te shkalles se dyte dhe organit qendror te akuzes.
3 dite kane kaur nga takimi i fundit mes kryeprokurores Ina Rama dhe Ministrit te Drejtesise Enkeljed Alibeaj, takim ne te cilen u diskutua shume pak ne lidhje me heqjen apo jo te imunitetit te prokuroreve. Ne ditet ne vazhdim pritet nje takim i radhes.