Topalli: Anetaresimi ne NATO, realizimi i endrres se martireve
"Shqiperia mori ftesen per NATO, tha zonja Topalli. Sot ky eshte shperblimi qe mund t'i bejme endrres se tyre, endrres per liri. Une jam shume optimiste se brenda vitit te ardhshem Shqiperia do te behet anetare me te drejta te plota te NATO-s.
Nje vit me pare, ketu nga ky vend, kam folur duke u perkulur me respekt per keta burra te medhenj, per mundesine e marrjes se fteses per anetaresimin ne NATO. Une nuk isha e sigurte se 6 muaj me pare te ndodhte mrekullia, per te cilen ata burra dhane jeten. Kjo eshte gjeja me e mrekullueshme, qe e quajten mrekullia e lirise, e quajten endrra e femijerise, dhe Shqiperia po hyn se bashku me aleatet me te fuqishem te botes ne aleancen e lirise se koherave. Nje enderr qe eshte nje mrekulli. Kjo eshte merite e shqiptareve, e juaja. Kjo ngjarje ju ben nder ju si banore te Postribes, mua si shkodrane, ne si shqiptare, sepse eshte kryengritja e pare antikomuniste ne te gjithe Evropen. Kjo ngjarje na ben nder ne sepse me kete levizje ne 46-en, atehere kur filluan denimet, gjyqet speciale te denimeve te atyre qe nuk pranuan komunizmin, atehere kur filluan denimet, pushkatime dhe internimet e gjykatave ushtarake. Keta qytetare nuk pajtoheshin me ideologjine e krimit te dhunes, te kultures antiperendimore, shqiptaret treguan se ne fakt i besojne nje gjeje shume te shtrenjte. Ata i besojne lirise, Perendimit, i besojne shpirtit te tyre dhe kjo ju ben me nder ju, na ben me nder ne. Gjate kesaj periudhe, qe kam qene Kryetare e Kuvendit, ne korridoret e ambientit te Parlamentit te Shqiperise kam pasur fatin dhe nderin te vendos figurat e patrioteve me te medhenj te Shqiperise, qe nga Pavaresia dhe, me pas, ata qe u pushkatuan nga regjimi komunist. Kam pasur fatin dhe nderin te kujtoj me respekt grupin opozitar te deputeteve qe regjimi komunist i pushkatoi. Une besoj se brenda nje periudhe shume te shkurter ne do kalojme ligjin, i cili do t'i jape shume paqe shoqerise. Ishte sigurimi i shtetit, gestapoja shqiptare, qe mori ata djem te rinj, i lidhi me hekura, qe i mori zvarre rrugeve te Postribes dhe, me pas, i vendosi te muri i pushkatimit. Ne do ta bejme ligjin, sepse ne nuk mund te hyjme ne Evrope pa pasur paqen. Natyrisht duhet t'i zbulojme disa gjera te rendesishme, qe duhet t'i themi sic eshte denimi i komunizmit, qe eshte gjeja me e rendesishme pa u ndare nga e kaluara dhe, ne do ta bejme ate me ligjin e pastertise se figurave dhe do bejme dhe shume aktivitete te tjera. Brenda ketij mandati, ne sallen e Parlamentit do te krijohet nje muze i krimeve te komunizmit dhe nje muze tjeter per ata qe luftuan dhe ata qe dhane jeten per shpirtin e lirise, per idealet e tyre perendimore".