E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Rozës, Stine lidhet me një repiste kosovare

Këngëtari i rrymës R&B, Ernest Duka, i njohur me nofkën Stine, ka konfirmuar për mediat së është në lidhje me reperen nga Tetova, Vlora Islami, e njohur me emrin artistik si Lil Vlora. Në fakt edhe më herët ishte përfolur dhe spekuluar për këtë lidhje. Lajmin e ka konfirmuar vetë Stine, i cili ka thënë se zyrtarisht është në lidhje me Lil Vlorën. “ Patjetër që jam në lidhje më të”. Para kësaj lidhjeje Stine kishte një lidhje të bërë publike me Rozën, vajzën e aktores së humorit Rita Lati. Edhe pse kjo marrëdhënie u komentua si mjaft serioze në atë kohë, ajo përfundoi dhe që prej asaj kohe Stine nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie të publikuar, së paku. Stine është i njohur për interpretimet në muzikën R&B. Këtë verë ai ishte present në muzikë me bashkëpunimin me këngëtaren Ingrid Gjoni në këngën “Relax”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›