E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuzi refuzon Tiranen, per disa angazhime te tjera

Indrit Fortuzi ka refuzuar stolin bardheblu, pas insistimit te drejtuesve te Tiranes qe te pasoje ne kete post kroatin Ilia Loncarevic. "Zogu" nuk e ka pare veten te gatshem qe te marre persiper nje pergjegjesi te tille, ndaj edhe e ka refuzuar menjehere oferten e donatoreve te Tiranes. Si nje njohes i mire i kampit bardheblu, ish-futbollisti i shquar i bardhebluve shpreson qe te marre nje pergjegjesi te tille ne nje te ardhme, po jo ne kete moment. Alban Tafaj do te drejtoje Tiranen ne ditet ne vijim, deri sa te ulet trajneri i radhes ne krye te skuadres kryeqytetase. Drejtori teknik i bardhebluve, ka sherbyer edhe me pare si trajner i dyte, nderkohe qe mund te mbetet edhe i pare, nese edhe Sulejman Starova nuk pranon stolin bardheblu. Nje dite pas largimit te Ilia Loncarevicit, Indrit Fortuzi ishte kandidatura numer nje, per te marre drejtimin e bardhebluve. Fortuzi, nje ish-lojtar i shquar i Tiranes mesohet te kete refuzuar oferten e kryeqytetasve, per shkak se ka pasur disa angazhime te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›