E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria në valën e re të zgjerimit të BE-së”

Zëvendësministri i Integrimit Albert Gajo, analizon postanëtarësimin në NATO

“Anëtarësimi me të drejta të plota në NATO është një ngjarje e jashtëzakonshme me ndikim të drejtpërdrejtë mbi vetë komunitetin për vetë rëndësinë e madhe që ka NATO, dhe që do të ndikojë me siguri mbi ndryshimin e perceptimit, sepse publiku evropian do të gjykojë që anëtarësimi i vendit tonë në NATO është me meritë dhe shqiptarët e kanë me merituar këtë anëtarësim dhe do të jenë shumë herë dakord që Shqipëria të bëhet një vend i BE-së”

TIRANE – Shqipëria, pritet që pas anëtarësimit në NATO, të përfshihen në valën e re të zgjerimit të BE-së.
“Kompanitë e mëdha dhe bizneset i vendeve të ndryshme, veç atyre të vendeve anëtare të BE-së pritet të bëjnë një presion mbi qeveritë e tyre dhe vendeve përkatëse që Shqipëria të aderojë sa më shpejt dhe me të drejta të plota në traktatin e BE-së, pra të bëhet anëtare me të drejta të plota si anëtari BE-së. Kjo do të ndikojë pozitivish dhe për sa i përket investimeve në Shqipëri”.
Kështu është shprehur dje Albert Gajo, zëvendësministri Integrimit. Sipas Gajos, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, do të ndikojë në ndryshimin e perceptimit për Shqipërinë dhe se publiku evropian do të gjykojë se shqiptarët, përveçse e kanë merituar këtë anëtarësim, por ata duhet të bëhen edhe anëtarë të BE-së.
“Anëtarësimi me të drejta të plota në NATO është një ngjarje e jashtëzakonshme me ndikim të drejtpërdrejtë mbi vetë komunitetin për vetë rëndësinë e madhe që ka NATO, dhe që do të ndikojë me siguri mbi ndryshimin e perceptimit, sepse publiku evropian do të gjykojë që anëtarësimi i vendit tonë në NATO është me meritë dhe shqiptarët e kanë me merituar këtë anëtarësim dhe do të jenë shumë herë dakord që Shqipëria të bëhet një vend i BE-së”, ka deklaruar më tej zëvendësministri Gajo.
Më pas zëvendësministri i Integrimit, sqaron edhe premisat për përfshirjen e Shqipërisë dhe të Kroacisë në valën e re të zgjerimit të BE-së.
“Ajo që parashikojnë strukturat shqiptare të integrimit nga kjo është përfshirja në valën e re të zgjerimit, me anëtarë të rinj pas Kroacisë. Pas përmbylljes së anëtarësimit të Kroacisë sigurisht që Komisioni Evropian, BE-ja dhe vendet anëtare do riformatojnë një axhendë të re të zgjerimit të mëtejshëm dhe kjo është e padiskutueshme që do të ndodhë në një periudhë jo më larg se brenda 6 mujorit të dytë të, ose fillimit të 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm, sepse axhenda e zgjerimit është axhendë konstante dhe integrimi në NATO, sigurisht e bën Shqipërinë që të jetë vendi më atraktiv për shkak jo vetëm të integrimit në NATO, por edhe të reformave të suksesshme që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në këto 4 vjet, e cila do të ndikojë që Shqipëria të jetë ndër vendet e para të valës së re të zgjerimit që do të formatohet nga BE-ja, në atë periudhë ku ajo do ta ketë të qartë, ndoshta ndërmjet viteve 2013-2015”, përfundoi zëvendësministri i Integrimit Albert Gajo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›