E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përshëndetja e presidentit amerikan Barack Obama në çelje të samitit jubilar

Kemi nevojë për Shqipërinë dhe Kroacinë

Kemi nevojë të zgjerojmë aleancën e NATO-s, kemi nevoje për Kroacinë dhe për Shqipërinë. Duhet të kërkojmë zgjidhje për sfidat e reja dhe jam i sigurt se do t’ia dalim mbanë te përballojnë çfarëdolloj sfide. Një sforco e këtyre përmasave nuk do të jetë e lehtë dhe e thjeshtë. Në vitet e fundit lejuam që Aleanca të ndryshonte. Amerika ende nuk ka mundur të vlerësojë rolin e vërtetë që ka Evropa. Në disa raste Amerika ka qene arrogante ndaj Evropës dhe në Evropë ka mbirë një antiamerikanizëm që është tejet i rrezikshëm. Nuk bëhet fjalë për sjellje të zgjuara sepse na ndajnë, na izolojnë dhe mund të ndodhemi para zgjidhjeve të përbashkëta dhe problemeve të përbashkëta.
Amerika po ndryshon. E vetmja mënyre për te përballuar krizën është një koordinimin i paprecedente. Samiti i G 20-ës e shprehu këtë koncept shumë qartë. Do të përpiqemi të krijojmë tregje të reja, do të kërkojnë të shtyjmë botën drejt një zhvillimi të përbashkët. Fatet tona janë teje të lidhura. Duhet të impenjohemi për siguri të përbashkët. E kuptoj që lufta në Afganistan ka qenë një luftë tejet e gjatë, e di që ka njerëz që kanë kërkuar të dinë arsyen e një lufte të tillë. Ka shumë skepticizëm te SHBA të cilat nuk e zgjodhën këtë luftë por u sulmuan.
Efektet e ndryshimeve klimaterike janë evidente, Evropa e ka kuptuar këtë sfidë. Në Amerikë në muajt e fundit kjo gjë ka filluar të ndryshoje, por Amerika dhe Kina duhet të bëjnë më tepër. Jam i bindur se do të mund të përballemi me këtë sfidë, por të fillojmë që sot.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›