E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas denoncimeve nga gazeta “55”, Policia ndërtimore shemb pallatin e paligjshëm të Dash Pezës

Ndërtesa shumëkatëshe e mikut të ngushtë të Edvin Ramës është ndërtuar në mënyrë të paligjshme, pasi kryebashkiaku i ka falur pezakut të tij, një pjesë të rrugës “Urani Pano”, mbi të cilën ai ndërtoi këtë pallat 12 katësh. Dokumente të shumtë denoncojnë jo vetëm zhdukjen e një pjese të rrugës, por edhe faljen që Edi Rama i ka bërë Dash Pezës, të një copë toke që bashkë edhe me copën jetër, të kunatit të tij Ilir Mata filloi vite më parë ngritjen e ndërtesës 12 katëshe.


Policia ndërtimore ka ndërmarrë sot nismën për të rrëzuar ndërtesën e deputetit të PS-së Dashamir Peza. Ndërtesa prej 12 katesh e cila ndodhet prapa hotel “Tirana International” në kryeqytet ka filluar të shembet pas një urdhri të nxjerrë nga kryeinspektori i policisë ndërtimore Hekuran Hoxhaj i cili thekson se në përputhje me ligjin 2502 për urbanistikën kjo ndërtesë është e paligjshme. Tashmë fadromat e policisë ndërtimore kanë filluar nga puna për prishjen e këtij objekti 12 katësh i cili sipas saj është i paligjshëm. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe punonjësit e policisë bashkiake të cilët po vëzhgojnë prishjen e objektit. Ky pallat është i ndërtuar në një hapësirë publike, madje për të mos thënë në rrugën lidhëse të lagjes, duke zënë pjesën tërësore të saj. Më shumë se një herë, është denoncuar edhe publikisht, falja e një pjese të rrugës “Urani Pano”, diku prapa Qendrës “Veve” dhe Hotel “Tirana”, që Edi Rama ia ka bërë Dash Pezës, i cili prej vitit 2001 ka menduar dhe filluar ngritjen aty të një pallati 12-katësh, të papërfunduar ende sot në vitin 2009. Dokumente e shumtë, që vetë bashkia e Tiranës ka arkivuar në dosjen e dhënies së lejes së ndërtimit, dëshmojnë dhe denoncojnë, jo vetëm zhdukjen e një pjese të rrugës në qendër të Tiranës, por edhe faljen që Edi Rama, i ka bërë Dash Pezës, të një “cope” toke, që bashkë edhe me “copën” tjetër, të kunatit të tij Ilir Mata, ka filluar dhe nuk ka përfunduar ende ngritjen e një pallati 12-katësh. Shkeljet me këtë leje ndërtimi, mbi një truall publik, janë aq të shumta, sa edhe Fatos Nano, në kohën që si kryeministër, drejtonte edhe Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, kishte urdhëruar pezullimin e ndërtimit të këtij pallati, deri sa “të gjendet rruga” “Urani Pano” që është zhdukur. Jo vetëm kaq, por edhe Policia ndërtimore, që në kohën e Fatos Nanos kryeministër, por edhe më herët, ka urdhëruar dhe zbatuar pezullimin e punimeve të këtij pallati. Ndërkohë, pritet që në orët e para të ditës së nesërme, Policia ndërtimore të rinisë punën për shembjen totale të pallatit 12 katësh të Dash Pezës.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›