E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas divorcit Inva-Pirro, djali zgjedh të atin për të kaluar pushimet



Anthony, djali i vetëm i kantautorit Pirro çako dhe sopranos Inva Mula nuk e ka ndryshuar ritualin e tij të pushimeve të verës, edhe këtë vit. Pas mbylljes së vitit shkollor, ai ka udhëtuar si gjithmonë drejt Tiranës, pak pas firmosjes në Gjykatë të divorcit të prindërve të tij, proces ku u vendos që djali të jetojë me të ëmën në Paris.
Ai po kalon pushimet me të atin, kantautorin Pirro çako me të cilin është dhe shumë i lidhur. çështja me e diskutuar në procesin gjyqësor të divorcit aq shumë të përfolur në media ishte pikërisht kujdestaria e djalit, edhe për faktin se dy ish-bashkëshortët artistë jetojnë larg njëri-tjetrit, Inva në Paris dhe Pirro në Tiranë. Aktualisht Pirro është fokusuar tek muzika, me shumë këngë të kënduara nga vetë ai, apo dhe bashkëpunime me artistë të tjerë. Këtë periudhë është duke punuar për përfundimin e albumit të ri, që pritet të publikohet në vjeshtë.
Gjithsesi në lidhje me jetën e tij private kantautori gjatë gjithë procesit të divorcit është treguar i rezervuar, dhe nuk ka pranuar të flasë askund për këtë çështje. Për herë të parë ai foli në ekran në studion e “Pasdite në Top Channel”, në një intervistë dhënë drejtueses së programit, Genta Popa pak javë më parë. Në këtë intervistë ai foli pa hezitim për fenomenin e divorceve në Shqipëri, duke mos hyrë në detaje për historinë e tij personale. Ndryshe ka vepruar Inva, e cila ka dhënë dy intervista për televizionet “Alsat” dhe “Top Channel”,ku ka sqaruar arsyet e saj pse kërkoi divorc nga Pirro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›