Pas energjisë shtrenjtohet edhe uji
Rritja e çmimit të energjisë do të sjellë edhe rritjen e çmimit të ujit. Sinjali i parë për këtë është dhënë dje në Fier.
Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Fier, Agim Plepi, tha se "do të ketë rritje të çmimit të ujit për të gjithë komunitetin e Fierit dhe të disa rrethinave të tij si Levani, Frakulla etj., të cilat e marrin ujë nga vendburimi i Kafarajt".
Ndërmarrja ka bërë tashmë një kërkesë për rritjen e çmimit dhe sipas drejtorit, kjo vjen për shkak të rritjes së shpenzimeve.
"Kriza financiare që ka përfshirë Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së shpenzimeve deri në rreth 30 për qind. Shtrenjtimi i energjisë elektrike shihet si një nga shkaktarët kryesorë të rritjes së shpenzimeve. Vetëm zëri energji për Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Fierit kap 40 për qind të të gjitha shpenzimeve. Edhe sot është e vështirë ta paguash energjinë, ndërsa nesër çmimi i saj do të rritet.
Rritja e çmimit të ujit të pijshëm konsiderohet si e detyruar për autoritetet e ujësjellësit në Fier dhe tashmë kërkesa i është dërguar edhe Entit Rregullator të Ujit, nga i cili pritet të vijë përgjigjja pozitive. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka kërkuar një rritje prej 20 për qind të çmimit, duke ruajtur afërsisht të njëjtën normë rritjeje që është kërkuar për energjinë elektrike dhe pritet të aplikohet nga janari i vitit 2010. Nëse kërkesa miratohet, fierakët do të jenë të parët që do ta ndiejnë shtrenjtimin e energjisë edhe në faturën e ujit.
Megjithëse faturat e ujit janë të vogla dhe rritja që pritet të bëhet në janar prek buxhetet e familjeve me më pak se 100 lekë të reja në muaj, reagimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm. Sapo lajmi për shtrenjtimin e mundshëm të ujit u publikua nga mediat lokale, shumë prej banorëve thanë se nuk do ta pranojnë këtë rritje. Disa qytetarë të pyetur nga gazeta "Shqip", thanë se nuk do ta pranojnë rritjen e çmimit dhe si reagim nuk do të paguajnë fare faturat e ujit. "Ujësjellësi nuk na jep shërbimin e duhur. Kemi blerë depozita për të pasur ujë pa ndërprerje. Nga ana tjetër, faturimin e bëjnë njësoj si për ata që harxhojnë si për ata që nuk harxhojnë ujë. Pastaj, do të rriten edhe dritat në janar dhe nuk mund ta përballojmë këtë", tha një pensionist, banor i lagjes "1 Maji", të Fierit.
Kërkesa e ujësjellësit për rritjen e çmimit kaloi përpara disa javësh në Këshillin Bashkiak të Fierit, ku u pa një reagim i ashpër i përfaqësuesve të lagjeve, që ndjekin mbledhjet e këtij këshilli. Në rast se kërkesa do të miratohet edhe nga Enti Rregullator i Ujit, kryepleqtë kanë vendosur të organizojnë njerëzit në protesta, për të kundërshtuar këtë rritje çmimi.
Ata që kundërshtojnë shtrenjtimin e ujit, thonë se kjo po bëhet për të mbuluar paaftësinë e ujësjellësit për të vjelë pagesat. Duke rritur çmimin, ujësjellësi do të arrijë të sigurojë të ardhurat e nevojshme duke "shtrydhur" vetëm qytetarët e rregullt, të cilët paguajnë faturat.