E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas fazës së ankimimit të partive, do të merren masat për shkelësit e ligjit nga ana e komisionerëve

23-07-2013 / Gazeta 55

Flet Klement Zguri, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, vlerësoi se KQZ do të kishte besueshmëri më të madhe po të ishte e plotë, por përbërja e saj nuk ishte në dorë të institucionit.  “Vendimmarrja do kishte besueshmëri më të mirë po të ishte e plotë, anëtarët e mbetur kanë bërë gjithçka për të organizuar një proces zgjedhor brenda ligjit. “, tha Zguri. Duke hequr një paralele me zgjedhjet e mëparshme , Zguri tha se në vitin 2009 nuk kishte prova të cilat mund të çonin në hapjen kutive, në krahasim me vitin 2013 ku u konstatuan manipulo me ndryshim mandati. “Për KQZ nuk ka fare rëndësi rezultati apo mandatet. Për ne është e rëndësishme dhe ligjore është detyrë që rezultati të jetë i përputhur me vullnetin e zgjedhësve. Pak rëndësi kanë mandatet. Në 2009 nuk kishte fakte dhe prova për të ndërmarrë iniciativë të tillë. Puna jonë nuk varet nga emocionet, por nga kërkesat e ligjit. Nëse do marrim vendime për shkak të ndjesive mazhorancat do jenë ndikuese. Arritja e standardeve sfidë për KQZ”, theksoi Zguri.  I pyetur nëse edhe për Kukësin do ishte më mirë sikur të bëhej transparencë, Zguri sqaroi se provat filmime që paraqiti LSI nuk ishin fakt.  “KQZ nuk ka qenë selektive në këtë vendimmarrje, ka ruajtur një standard, e ardhur vetëm si pretendim i tillë për Kukësin kanë qenë dhe subjekte të tjera për qytete të tjera, ja kemi refuzuar PD në një qytet tjetër apo dhe Prifti në fier, pasi në dokumentacionin ligjor nuk kishte asnjë fakt ku të mbështetësin pretendimet e palëve. KQZ vërtetoi se kasata filmime nuk bën provë të qartë dhe të pastër të bënim hetim. Nuk ka pasur duble standard. Në proceset zgjedhore ka raste të shumta ku rezultatet janë të ngushta, qoftë në zgjedhjet lokale apo politike janë ndarë me një votë”, theksoi Zguri. Nëse Kolegji Zgjedhor do kthente vendimet e marra nga KQZ, Zguri u shpreh se institucioni kryesor i administrimit të votave do të zbatonte dhe mirëpriste vendimin.  Ne në mënyrë institucionale dhe ligjore do respektojmë vendimin, është ai që vendos për përfundimin e zgjedhjeve. “Dhe ne KQZ kemi pasur debate dhe diskutime për kompetencë e KQZ. KQZ nëse do kishte refuzuar një ndërhyrje të tillë do kishin djegur një moment që ka të bëjnë me animimin administrativ. Mirëpresim vendim ne kolegjit zgjedhor dhe jemi të gatshëm për ta zbatuar”, theksoi Zguri.
Zguri paralajmëroi se pas fazës së ankimimit të partive do të merren masat për shkelësit e ligjit nga ana e komisionarëve, teksa i ka bërë thirrje mazhorancës së re, që t’i kushtojë kujdes procesit të numërimit në hartimin e reformës së re zgjedhore që problemet e konstatuara të mos përsëriten më.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›