E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Zbardhet manipulimi edhe në Shkodër - në çdo Qendër Votimi PS-së i janë dhuruar mbi 15 vota më shumë

23-07-2013 / Gazeta 55

328 vota të vjedhura vetëm në KZAZ Nr. 1

Pas Qarkut Lezhës, Partia Socialiste rezulton se ka manipuluar votat edhe në qarkun e Shkodrës ku vetëm në KZAZ nr 1 ajo ka vjedhur plot 328 vota, ku nga 70 Qendra Votimi, vetëm në 10 QV nuk janë konstatuar manipulime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi dje procesin e rinumërimit të kutive për qarkun e Shkodrës. Rinumërimi po zhvillohet nga 8 grupe numërimi, me nga 2 anëtarë, të cilët do të rinumërojnë 417 kuti të qarkut të Shkodrës. Nga hapja e kutive dhe rinumërimi i fletëve të votimit rezultoi se PS edhe në qark ashtu si në atë Lezhës ka deformuar vullnetin e qytetarëve duke vjedhur jo pak, por plot 328 vota. KQZ pranoi kërkesën e Partisë Republikane për rinumërim të votave, të cilët pretendojnë të marrin një mandat që u ka shkuar demokratëve. Edhe pse përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjoncaj kërkoi të ndalet ky proces në bazë të vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të shpallur të pavlefshëm rinumërimin në Lezhë, kryetarja Lleshi argumentoi se vendimi i përket Lezhës e jo Shkodrës. Kështu dje rreth orës 19:00, ashtu siç ishte parashikuar KQZ nisi rinumërimin e kutive të votimit për KZAZ nr.2 në Shkodër. Me përfundimin e numërimit të 74 kutive të KZAZ Nr. 1 janë vërejtur probleme dhe parregullsi, pasi PR ka humbur rreth 60 vota, po ashtu edhe PD rreth 80-90 vota çka ka bërë që PR të fitojë mandatin e pretenduar. Në QV Nr. 0001, pas rinumërimit PS rezultoi me 121 vota, nga 133 që ishin të shënuara në procesverbalet e KZAZ-së. PR rritet nga 15 në 18 vota. QV Nr. 0005, PS kishte 39 vota, ndërsa në kuti janë gjetur 30 vota. PD e pandryshuar në 60 vota. QV NR. 0006, PS kishte 53 vota, shkon në 49 vota. Partia Demokratike kishte 101 vota, ndërsa në kuti janë gjetur 103 vota. PR rezultoi me 38 vota, nga 41 që kishte. QV Nr. 0011, PS kishte 63 vota, pas rinumërimit shkoi në 54 vota. PD e pandryshuar me 20 vota. Në QV Nr. 0012, PS-së i ishin shtuar 10 vota padrejtësisht. Në kuti u gjetën 130 vota, nga 140 që rezultonin në procesverbal. Po ashtu edhe në QV nr. 0016 Partisë Socialiste i ishin shtuar vota. Pas rinumërimit, PS rezultoi me 127 vota, nga 134 që kishte më parë. Diferencë me 10 vota të manipuluara në favor të PS-së, kishte edhe në QV Nr. 0020. Rinumërimi zbuloi se PS kishte 89 vota, nga 98 në procesverbalet e grupeve të numërimit. Në QV Nr. 0025, paraqitet gjithashtu e njëjta situatë. PS-së i janë shtuar 16 vota, pasi në kuti u gjetën 96 vota, nga 112 që rezultonin në procesverbale. Me probleme ishin edhe QV me Nr. 0023, QV Nr. 0024 ku PS-së i ishin shtuar 17 vota padrejtësisht, QV Nr. 0026 ku manipulatorët i kishin shtuar PS-së plot 24 vota, QV Nr. 0033 ku gjithashtu PS-së i janë shtuar 10 vota, QV Nr. 0037, QV Nr. 0039, QV Nr. 0040. Ndërsa në QV Nr. 0042, manipulatorët janë kujdesur që ta thellojnë diferencën në favor të PS-së me plot 61 vota. Gjithashtu me probleme kanë rezultuar edhe QV Nr. 0044 ku PS ka përfituar falë manipulimit 23 vota më shumë, (143-126) si dhe në QV Nr. 0047/1 me 15 vota të dhuruara mbi shifrën e saktë 177 vota.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›