E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas festave emigrantët largohen nga vendlindja

Emigrantët shqiptarë kanë nisur të largohen atdheu i tyre për t’u kthyer në vendet e punës pas festive të fundvitit. Sipas deklaratës së policisë janë larguar 145 mijë persona nga Shqipëria në pesë ditët e para të vitit, nga te cilët 132 mijë shtetas shqiptarë, dhe 13 mijë të huaj. Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se, çdo gjë kryhet normalisht dhe për largimin e emigrantëve dhe se janë hapur sportele shtesë. Por, përsëri nuk kanë munguar radhët e gjata në Kapshticë, fluks në Kakavijë ndërsa qindra të tjerë u janë drejtuar porteve të Vlorës e Durrësit. Në pikën kufitare të Kapshticës janë raportuar radhë të gjata me emigrantë shqiptarë që kthehen në Greqi pasi kanë kaluar festat e fundvitit pranë familjeve. Radha me automjete në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit deri në mesditë është shënuar mbi dy kilometër. Pala shqiptare kishte vënë në punë të pesta sportelet kurse ajo greke po punon me sportele të reduktuara. Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, rreth 30 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, ka nisur prej disa ditësh i emigrantëve shqiptarë që erdhën në atdhe për të festuar festat e fundvitit. Ndryshe nga Kapshtica në këtë pikë doganore nuk ka radhë të gjata ndërsa sportelet funksionin normalisht në të dyja anët e doganës. Fluksi me emigrantë është vënë re dhe në Portin e Durrësit. Gjatë 24 orëve të kaluara janë larguar nga porti i Durrësit disa qindra emigrantë përmes trageteve të vëna në dispozicion nga shoqëritë e udhëtimit. Ndërkaq përpunimi i anijeve tregtare në port është ndërprere në këto ditë të para të vitit, jo vetëm për shkak të pushimit festiv, por edhe si pasojë e motit të paqëndrueshëm.

Berat, festohet dita e ujit të bekuar

Një 18-vjecar është bërë protagonist i ditës së ujit të bekuar në Berat. Irakli Meroli nga lagja Goricë ka sfiduar temperaturat e ulta dhe ujin e ftohtë të lumit Osum duke kapur kryqin e hedhur me rastin e ditës së bekuar. Ceremonia është zhvilluar mëngjesin e djeshëm mbi urën 200-vjeçare të Goricës, kur Peshkopi i Beratit, Vlorës dhe Myzeqesë hodhi kryqin në ujë. Menjëherë 7 të rinj janë zhytur për të kapur simbolin e ditës së ujit të bekuar, por fatlumi ka qenë 18-vjecari Irakli Meroli. Ceremoni të ngjashme të përvitshme janë zhvilluar dhe në qytete të tjera të vendit ku ka besimtarë ortodoksë si në Durrës, Korçë e Gjirokastër. Dita e ujit të bekuar, 6 Janari, festohet nga të gjithë besimtaret si dita Shën Trinisë, kur Krishti, pasi mbushi 33 vjeç u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori.

7 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›