E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas fitores, objektivi i ri: administrata

Obama nuk do të ketë
shumë kohë të festojë
ngjarjen që e ka shndërruar
në njeriunhistori.
Nga fishekzjarrët e fitores
dje, ai është zhytur në sfidën
më të madhe, atë të gjetjes së
rrugëdaljeve nga krizat e mëdha
që kanë ngërthyer Amerikën: 2
luftërat dhe kriza e rëndë financiare.
Detyra e parë është ajo e
ngritjes së administratës së re
dhe përcaktimi i prioriteteve për
një marrje normale të pushtetit
më 20 janar të vitit të ardhshëm.
"Rruga që kemi përpara do të jetë
e gjatë dhe e përpjeta me rrëpira.
Mund të mos arrijmë në majë
brenda një viti, apo mandati, por
jam i bindur që Amerika një ditë
do të mbërrijë", ka thënë Obama
në fjalimin e tij para 200 mijë
njerëzve, që ishin mbledhur në
qendër të Çikagos për të festuar.
Liderët botërorë do të mblidhen
në Uashington, më 15 nëntor, për
takimin tyre në lidhje me krizën
financiare. Shtëpia e Bardhë
është shprehur se nuk pret që
Presidenti i ri të marrë pjesë në
takim, por Obama ende nuk e
ka vendosur një gjë të tillë. Bush,
gjatë fjalës së tij në Shtëpinë e
Bardhë, deklaroi se do ta mbante
të informuar Presidentin e ri
në lidhje me të gjitha vendimet
e rëndësishme. Plani i Obamës
për të marrë në dorë funksionet
ka javë që po përpunohet dhe
pritet që shumë shpejt të jepen
edhe emrat e personave më të
rëndësishëm të administratës
së ardhshme, të tilla si postin e
Sekretarit të ri të Thesarit e me
radhë. Në postin e rëndësishëm
të shefit të stafit është përmendur
emri i një përfaqësuesi demokrat
nga Ilinoisi. Ndërsa për postin e
Sekretarit të Thesarit përfliten
ish-sekretari i Thesarit, Lowrence
Summer, ish-shefi i Rezervës Federale,
Paul Volcker apo Timothy
Geithner, presidenti aktual i Rezervës
Federale për Nju Jorkun.
Megjithatë, emri i personit që do
të merret me çështjet ekonomike
do të jetë një nga emrat e parë, që
do të bëhen të ditur. Për politikën
e jashtme janë disa kandidatura
të mundshme që nisin me John
Kerry, senator e ish-kandidat
presidencial, Richard Holbrooke,
apo senatorin Sam Nunn.
Ndërsa postin e këshilltarit të
sigurisë kombëtare janë disa nga
personat që kanë shërbyer në
administratën e Klintonit, që nga
James Steinberg apo Susan Rice.
Obama do të mbështetet shumë
edhe në këshillën e tre ekspertëve
të politikës së jashtme, që do të
bëhen pjesë e skuadrës së tij:
Mark Lippert, Denis McDonough
dhe Ben Rhodes, që është edhe
fjalim-shkruesi i Obamës për
çështjet e politikës së jashtme.
Shumë analistë mendojnë se
administrata e re duhet të plotësohet
sa më shpejt dhe të gjithë të
fillojnë menjëherë nga puna për
kalimin e pushtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›