BE: Plotësoni kushtet ose rrezikoni Evropën
Progres-raporti i Bashkimit Evropian për Shqipërinë, i vitit 2008, ka qenë një dokument i fortë paralajmërimi për rreziqet me të cilat mund të përballet vendi ynë, nëse nuk plotësohen kushtet strikte të përcaktuara nga Evropa politike. Në mënyrë të qartë, këtë e ka deklaruar në Bruksel Komisioneri evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, por edhe në Tiranë, kreu i delegacionit të BE-së, Helmut Lohan. Tre rreziqet kryesore për vendin tonë, gjatë periudhës nëntor 2008-nëntor 2009, kushtet e vëna nga Komisioni Evropian janë pikërisht: shtyrja e pranimit të kërkesës së vendit kandidat për në BE, shtyrja e vendimit për liberalizimin e vizave, si dhe vështirësimi i procesit të integrimit në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kushtet më të rëndësishme që shprehen në Progres-raportin, por edhe në deklaratat e përfaqësuesve të lartë të Brukselit zyrtar, janë: mbajtja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, totalisht sipas standardeve evropiane, realizimi i reformës në drejtësi, në mënyrë gjithëpërfshirëse, hetimi i thellë dhe pa asnjë influencë politike në lidhje me shkaqet e pasojat e tragjedisë së Gërdecit, si dhe luftën reale dhe me fakte kundër korrupsionit. Progres- raporti i Komisionit Evropian, një dokument i gjatë prej 80 faqesh, përshkruan në mënyrë të hollësishme arritjet dhe mosarritjet e Shqipërisë gjatë një viti. Vlerësimi i Bashkimit Evropian për punën e qeverisë shqiptare jepet në një mënyrë diplomatike por edhe inkurajuese, që u theksua në mënyrë metaforike në Bruksel nga komisioneri Olli Rehn. Ky i fundit theksoi se Shqipëria gjatë vitit 2008 ka një shkallë arritjesh që mund të vizualizohen me një gotë të mbushur përgjysmë. Pra, Brukseli zyrtar i ka lënë të lira hapësirat e komenteve për progres-raportin, në lidhje me "gjysmën plot", apo "gjysmën-bosh". Nga ana tjetër, dokumenti vlerësues i Komisionit Evropian, në mënyrë të qartë thekson prioritetet dhe kërkesat që duhet të realizojë Shqipëria gjatë periudhës së ardhshme. Komisioneri i Zgjerimit, Olli Rehn, theksoi dje se "Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina po ecin përpara me zbatimin e Marrëveshjeve të Ndërmjetme dhe kanë pasur progres në fusha të rëndësishme të reformave. Konsolidimi i shtetit ligjor dhe përforcimi i kapaciteteve administrative mbeten sfida të mëdha për këto vende. Në veçanti, Shqipëria duhet të sigurojë përgatitjen dhe zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Mali i Zi duhet të vazhdojë me vendosmëri reformën gjyqësore. Tashmë, Bosnjë-Hercegovina duhet të arrijë urgjentisht konsensus politik dhe të vazhdojë me reformat, sidomos për të zotëruar qeverisjen e vet". Ndërkaq, kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, në konferencën e shtypit, deklaroi se "Shqipëria ka ende probleme serioze me fenomenin e korrupsionit. Ndryshimi nga viti i kaluar është se këtë herë është hequr fjala ‘shumë‘, që theksohej në progres-raportin e vitit 2007. Dokumenti i vlerësimit për vendet aspirante është miratuar dje në Bruksel nga Këshilli, si dhe Komisioni Evropian. Më pas, në orët e pasdites, ambasadori Helmut Lohan i ka dorëzuar kopjet e progres-raportit, Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, Presidentit të Republikës, Bamir Topi, si dhe Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli. Ky dokument do të jetë dhe baza e matjes së punës së qeverisë shqiptare për periudhën që nis sot, deri në nëntorin e vitit 2009. Vit që për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm, pasi paraqitet një sfidë, siç është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Proces, i cili kësaj here nuk do të tolerohet nga Brukseli me termin "zgjedhje të pranueshme", por kërkohet që ato të jenë në përputhje të plotë me standardet evropiane, si dhe të jenë totalisht të pakontestueshme nga forcat politike, në lidhje me rregullsinë e tyre.
Rreziqet
Shqipëria mund të rrezikojë shtyrjen e pranimit si vend kandidat
Shqipëria mund të mos hyjë në listën e liberalizimit të vizave
Shqipëria mund të ngadalësojë hapat e integrimit drejt BE-së
Kushtet
Zgjedhjet e 2009-ës të jenë në përputhje me standardet evropiane
Hetimi për shkaqet e tragjedisë së Gërdecit të bëhet i thellë
Reforma në sistemin e drejtësisë duhet të jetë gjithëpërfshirëse
BE kërkon një hetim të thellë për katastrofën e 15 marsit
Lohan: "Gërdeci", politika të mos ndërhyjë në hetime
Bashkimi Evropian, në progres-raportin për Shqipërinë përcakton se prioritetet kryesore të qeverisë janë përmirësimi i marrëdhënieve me institucionet e pavarura, si dhe lufta konkrete dhe me rezultate konkrete kundër korrupsionit. Në mënyrë të qartë, dokumenti i miratuar dje në Bruksel dhe i shpërndarë në Tiranë, në pjesën e luftës antikorrupsion vendos edhe analizimin e katastrofës së Gërdecit, në të cilën më 15 mars të këtij viti humbën jetën 26 persona. Progres-raporti i vitit 2008 thekson tekstualisht se "shpërthimi i depove të municionit në Gërdec, në mars të vitit 2008, është nën hetim për shkelje të rregulloreve të sigurimit teknik. Një progres i limituar mund të raportohet në menaxhimin e depozitimit të armëve të lehta dhe municioneve të vogla, por gjithsesi këto përbëjnë një problem serioz në Shqipëri. Të tjera dyshime në lidhje me shkaqet e tragjedisë janë edhe kontrabanda e korrupsioni. Pas kësaj katastrofe, ministri i Mbrojtjes dha dorëheqjen. Për të siguruar një besueshmëri në lidhje me luftën ndaj korrupsionit, të gjitha dyshimet në lidhje me çështjen e Gërdecit duhet të zgjidhen nga një hetim i thellë". Ndërkaq, kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, pyetjes së gazetës "Shqip" në lidhje me katastrofën e Gërdecit, iu përgjigj duke deklaruar hapur se "nuk duhet të ketë asnjë influencë politike në hetimet e kësaj çështjeje. Hetimet duhet të jenë të thella dhe të përfundojnë sa më parë. Pikërisht pas përfundimit të këtyre hetimeve, ne do të japim vlerësimin tonë". Gjithashtu, në kuadër të luftës ndaj korrupsionit, progres-raporti i Komisionit Evropian thekson se qeveria shqiptare duhet të nisë zbatimin e strategjisë së miratuar në luftën ndaj korrupsionit 2007-2013. Raporti thekson se çështja e imunitetit ndaj zyrtarëve duhet të përcaktohet qartë dhe të mos lërë hapësirë për interpretime. Në dokument theksohet se duhen marrë masa të qarta në zhdukjen e fenomenit të ryshfetit në radhët e policisë, gjyqtarëve, punonjësve të shëndetësisë, doganave etj. Në lidhje me administratën publike, progres-raporti i Bashkimit Evropian thekson se departamenti i administratës publike duhet të kthehet në një trupë shërbimi civil e pavarur dhe e papolitizuar. Në lidhje me këtë aspekt, Brukseli i kërkon qeverisë shqiptare që të mos aplikojë ndryshimet e shpeshta të administratës, por të vendosë sistemin e karrierës, që duhet të bëhet sipas standardeve evropiane. Në dokumentin e shpërndarë dje theksohet se "në disa raste është vënë re një ndryshim i shpeshtë i nëpunësve publikë, duke prishur kështu ekuilibrin e pavarësisë së shërbimit civil dhe rritjen e mundësisë së marrjes së ryshfetit". Progres-raporti thekson se Shqipëria ka bërë progres në forcimin e strukturave qeveritare, që është një nga kushtet e Bashkimit Evropian, por duhet një strategji e qartë në këtë aspekt. Qeveria duhet të mbështesë zbatimin e ligjeve që miratohen në Parlament, si dhe të implementojë dhe të ndihmojë në zbatimin e vendimeve që merren nga gjykatat shqiptare.