E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shqipëria, jo vagoni i fundit i lokomotivës"

Drejtuesi i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, duke komentuar progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian, thekson se vendi ynë duhet të jetë në një nivel me shtetet e tjera të Ballkanit.

Si e vlerësoni raportin e fundit të KE-së për Shqipërinë?

Ky raport publikohet në një moment kur Shqipëria nuk ka shprehur ende një ambicie të qartë për të avancuar me aplikimin për statusin e vendit kandidat, ndaj është mjaft komode si për Komisionin Evropian, ashtu edhe për klasën politike në Shqipëri për të vlerësuar situatën ekzistuese e rrjedhimisht për të nxjerrë përfitimet e momentit. Jemi brenda kuadrit të Marrëveshjes së Përkohshme, duke qenë se Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit nuk ka hyrë ende në fuqi dhe në fakt gjithsecila palë sheh pjesën e gotës që i pëlqen. Por, krahas progresit të shënuar është për të ardhur keq që sërish elementët më problematikë me të cilët duhet të përballet Shqipëria janë: mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në përputhje me standardet ndërkombëtare, korrupsioni i cili në rastin e Shqipërisë konsiderohet veçanërisht serioz e masiv, mungesa e një strategjie gjithëpërfshirëse në fushën e drejtësisë, krimi i organizuar, mungesa e një administrate publike që operon mbi bazën e parimit të meritës e profesionalizmit, trafiku i qenieve njerëzore e drogës, prokurimet publike, liria e medias e mbi të gjitha mungesa e administrimit të procesit të integrimit evropian nga strukturat qeveritare në mënyrë eficente. Thënë në mënyrë më të shkoqur, duket se Shqipëria e ka të vështirë të kalojë nga mënyja/////////////// bazike me BE, në substancën e çështjeve që në fakt kanë të bëjnë me transformimin e vërtetë të vendit. Për më tepër, përveç menaxhimit të integruar të kufijve ku BE vlerëson reformat e ndërmarra, çështjet e tjera që janë pjesë e Udhëzuesit të Liberalizimit të Vizave në vështrimin tim vlerësohen me notë jo kaluese nga ky raport, duke zvenitur shpresat për një proces të shpejtë të liberalizimit të vizave sikundër është propaganduar në këtë periudhë nga zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.

Si qëndron Shqipëria në raport me vendet e tjera të rajonit sipas mendimit tuaj?

Komisioneri i Zgjerimit, Olli Rehn, e veçoi Serbinë duke e inkurajuar me mundësinë e përfitimit të statusit të vendit kandidat në vitin 2009, megjithëse procesi i ratifikimit të MSA-së me Serbinë është bllokuar si pasojë e vetos holandeze. Ndërkohë që Shqipëria është vendosur në të njëjtin vagon me Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, pavarësisht faktit se Mali i Zi ka vetëm pak vite jetë si shtet i pavarur, ndërkohë që Bosnjë-Hercegovina gjerësisht konsiderohet si de facto protektorat ndërkombëtar. Kjo do të thotë që parada e reklamimeve të ratifikimeve të MSA-së nga parlamentet e vendeve anëtare të BE-së duhet t‘u lërë vendin rezultateve të prekshme që derivojnë nga ndërmarrja e reformave të qëndrueshme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›