E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Berisha quan suksese kritikat e KE-së

Socialistët deklaruan dje se "sot, në këtë ditë të madhe të ndryshimit për Amerikën dhe botën, Saliu i politikës së vjetër luan rolin e budallait, duke i përfshirë edhe kritikat e ashpra të raportit të KE-së në listën e sukseseve të tij imagjinare". Mimi Kodheli konstatoi se, që sot, një tjetër shqiptar i pafajshëm ka humbur jetën në minierën e Bulqizës. Sipas saj, sot është dita për t‘i thënë Sali Berishës: Ora jote ka mbaruar! Shqiptarët s‘mund të të durojnë më shumë se muajt që të kanë mbetur. "Plagët që ti po hap përditë, ne do t‘i shërojmë duke filluar nga rritja e sigurisë së jetës për çdo shqiptar pa dallim", tha Kodheli



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›