Kredite, bankat favorizojne biznesin
Blerina Hoxha
Per te pasur nje garanci me te madhe ne kthimin e kredise, bankat ne kete kohe krize jane duke rritur kredine ne drejtim te bizneseve dhe duke ulur kredine per individet, pasi kjo e fundit ka seance me te medha per mos t'u kthyer. Sipas te dhenave me te fundit te Bankes se Shqiperise, dinamika e portofolit te kredive sipas monedhave, dallon rritjen me te madhe te kredise ne leke. Kredia ne leke u rrit 6.88 per qind dhe kredia ne valute u rrit 4.64 per qind. Bankat e medha vleresohet te kryejne mbulim me te mire ndaj rrezikut te kursit te kembimit qe shoqeron kredine ne valute, kur te ardhurat e kredimarresit jane ne leke, krahasuar me bankat e mesme dhe bankat e vogla te sistemit, vlereson Banka e Shqiperise. Nga ana tjeter rritmi i rritjes se kredive me probleme eshte reduktuar gjate muajve te pare te 2009 me 19.73 per qind. Por gjithsesi raporti "kredi me probleme/teprica e kredise" perllogaritet ne nivelin 7.55 per qind krahasuar me 6.64 per qind ne fundvitin 2008. Ky tregues regjistroi nivelin me te larte te gjashte viteve te fundit ne muajin shkurt te vitit 2009, kur arriti nivelin 7.77 per qind. Banka e Shqiperise vecon se portofoli i kredive ne leke, vijon te jete me problematik ne drejtim te cilesise se tij kundrejt portofolit te kredise ne valute. Nderkohe, analiza e cilesise sipas degeve te ekonomise, dallon si deget me problematike ato te "pasurive te paluajtshme dhe dhenia me qira", "Industria perpunuese", "peshkimi" te cilat zene nje peshe thuajse te paperfillshme ndaj totalit te portofolit te kredive, perjashtimisht kredise per industrine perpunuese. Analiza e dinamikes se struktures se portofolit te kredive, dallon per ritmin me te larte te rritjes se kredise akorduar bizneseve kundrejt kredise dhene individeve. Bankat presin ne pergjithesi norma me te larta te interesit, per kredite qe do te akordohen ne te ardhmen. Per sa i perket ndarjes se kredise sipas monedhes, bankat presin norma me te larta, te rritjes te normes se interesit ne valute. Bazuar ne opinione nga ekspertet e bankave, kredia ne leke do te rritet, ndersa kredia ne monedhe te huaj do te ulet.
Kredia per biznesin, kusht kapitali
Ne rastet kur kerkesa per hua paraqitet nga nje biznes, banka pervec kapacitetit, karakterit dhe garancise, vlereson edhe kapitalin dhe kushtet e huas. Kapitali ka rendesi te analizohet, sepse tregon parate qe cdo pronar ka investuar ne biznesin e tij, pra se sa keni rrezikuar ne rast se biznesi falimenton. Banka ose cdo huadhenes tjeter krijon besim dhe jep huan, nese keni investuar kapital te mjaftueshem. Kushtet e huas, kane te bejne me thellimin e huas. Banka analizon se per cfare do te perdoren parate e marra hua. Me fjale te tjera, cili eshte objekti i huas. Gjithashtu, analizohen edhe kushtet e mjedisit
ekonomik te rajonit apo te vendit, ecuria e sektorit ekonomik te cilit i perket biznesi dhe behet vleresimi se si e ndikojne ato biznesin. Historiku i kreditit te klientit kredi per TV kursime ne banke kredi per. Kur kerkon hua ne nje banke, eshte e domosdoshme te pergatisni nje pakete dokumentesh ne formen e nje plani-biznesi (plani te aktivitetit). Ka shume rendesi qe plani te jete i plote dhe i organizuar mire. Nje plan biznesi duhet te perfshije keto kapituj: Te dhena lidhur me emertimin e biznesit, emrat e pronarit apo pronareve, adresat dhe numrat e telefonit apo faksit. Nje permbledhje te shkurter te permbajtjes se planit. Pershkrimin e kompanise duke dhene funksionet e saj, historine e zhvillimit, produktet dhe sherbimet qe ofron dhe tregjet ku punon. Analizen e tregut per produktin apo sherbimin tuaj, duke detajuar kerkesen qe ekziston per to, konkurrentet tuaj, pengesat qe keni per te hyre ne nje treg dhe si keni menduar t'i kaperceni etj. Produktet dhe sherbimet, te cilat pershkruhen ne detaje.
Agjencia japoneze per Bashkepunim Nderkombetar, asistoi studimin
Zhvillimi i minierave, per here te pare masterplan
Zhvillimi i sektorit minerar mbetet nje nder objektivat e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes, per te mundesuar nje shfrytezim sa me racional te burimeve minerale, si burime te fuqishme per te rritur kontributin e ketij sektori ne ekonomine shqiptare. Ne kete kuader, qeveria japoneze prezantoi dje projektin "Studimi i planit kryesor (master plan) per promovimin e industrise Minerare te Shqiperise" nje grant ky qe do te implementohet nga JICA - Agjencia japoneze per Bashkepunim Nderkombetar, ne bashkepunim me grupin e punes dhe Komitetin Drejtues te ketij projekti, me perfaqesues te METE dhe institucioneve te linjes. Sipas eksperteve te METE-s, ne vijim te reformes rregullatore te qeverise per lehtesimin e procedurave te marrjes se licencave minerare, ristrukturimit te institucioneve rregullatore dhe monitoruese dhe hartimit te ligjit te ri minerar, shtrohet si domosdoshmeri nevoja per hartimin e nje masterplani per zhvillimin e sektorit minerar, per shfrytezimin e burimeve minerare ne menyre racionale dhe sa me eficente, ne perputhje me standardet mjedisore dhe prioritetet rajonale te zhvillimit ekonomik te vendit. Ky masterplan, sipas eksperteve, do te realizohet tashme permes grantit te ofruar nga qeveria japoneze, duke i hapur rrugen nxitjes se investimeve serioze ne kete sektor. Qellimi i studimit eshte qartesimi i rrugeve kryesore, per te realizuar zhvillimin e qendrueshem te industrise minerare nen privatizimin dhe reformat ekonomike te tregut.