Se paku 120 te plagosur - Trazirat me te renda ne Rome prej 30 vitesh

Behet fjale per trazirat me te medha ne Rome ne keto 30 vitet e fundit. Arseyja: Rezultati i votimit mbi mocionet e mosbesimit. Kur te marten pasdite (14.12.) u njoftua se Berlusconi e fitoi betejen si ne senat ashtu edhe ne dhomen e deputeteve, eskaluan disa tubime te medha, deri ne ato çaste te qeta. Per disa ore rresht disa qindra autonome humben kontrollin ne qender te kryeqytetit italian, dhe u vune flaken makinave te parkuara ne rruget e njohura tregtare si Via del Corso ne afersi te parlametit dhe Via Cola di Rienzo. Ata demtuan dyqanet, ngriten barrikada dhe zhvilluan perleshje ne rruge me policine.
Roma ne gjendje alarmi
Sipas deshmitareve okulare, nga çdo ane degjoheshin britma, njerezit iknin te deshperuar, ne Rome kishte nje rremuje te madhe.“ Nje qytetar dhe shites u shpreh keshtu: "Natyrisht qe duhet te kete tubime te tilla - por ju lutem ne nje forme dhe menyre te caktuar. Nuk mund te digjet aq thjesht nje qytet. Gjysme metri para dyqanit tim iu vu flaka dy makinave."Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamje nga trazirat
Re te dendura tymi mbuluan qendren e qytetit, shperthime eksplozivi dhe granata me gaz lotsjelles! Policia veproi me force kunder huliganeve, disa prej te cileve u rrahen edhe pas arrestimit te tyre. Te gjitha keto pamje u treguan drejtperdrejt ne televizion. Shumica e dyqaneve u mbyllen ne menyre spontane pikerisht ne vlugun e punes ne prag te festes se kershendellave. Turistet iken te trembur. Bilanci paraprak i ngjarjeve te djeshme: rreth 40 arrestime, te pakten 120 te plagosur, ne mesin e tyre kameramane dhe afro 60 police. 22 te plagosur u trajtuan ne spitale. Kryebashkiaku i Romes Alemanno kritikoi trazirat. "Behet fjale per nje agresion te pabaze dhe te tepruar, kjo eshte me te vertete e turpshme, per kete nuk ka asnje justifikim social apo politik."Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Trazira edhe ne parlament gjate votimit te se martes (14.12)
Votuan pro nesh nga presioni - Berlusconi megjithate i qete
Shkak i trazirave: 10 deputete ne parlament votuan papritur per kryeministrin Berlusconi duke penguar keshtu permbysjen e tij nga pushteti. Massimo Donaldi nga Partia e Vlerave, IdV: "Ishin dhjete deputete, dy nga partia jone dhe tete te tjere, te cilet votuan per Berlusconin. Po mos te ishin keta dhjete tradhtare rezultati do te dukej ndryshe."
Sipas opozites Berlusconi ka arritur t'i bleje me para keta deputete duke u paguar deri ne gjysme milioni euro per nje vote apo duke iu premtuar poste politike. Kjo per faktin se ishte e qarte se pas humbjes se mbeshtetjes nga aleati i tij, Fini, atij i mungonin shtate vota.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Silvio Berlusconi shijon kafene ne kohen e votimit Kryeministri i Italise e komentoi me keto fjale rezultatin e votimit te djeshem (14.12.) ne parlament: "Ne minuten e fundit kishte disa persona nga grupi i Finit, te cilet ndodheshin ne presion psikologjik dhe jo vetem psikologjik, prandaj ishin disa me pak qe votuan kunder nesh se sa kishim menduar."
Berlusconi natyrisht qe flet per presion psikologjik te kryer nga kampi i kundershtarit te tij. Asnje fjale per ndikimet nga ana e tij edhe pse opozita kete e sheh krejt ndryshe.
Autor: Stefan Troendle/Esat Ahmeti
Redaktoi: Lindita Arapi