SHBA:Dialogu Kosovë-Serbi, prioritet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar se dialogu midis Kosovës
dhe Serbisë mbetet një prioritet, pasi të jetë kryer procesi i
zgjedhjeve.
“Ne sigurisht shpresojmë dhe natyrisht kjo është një prioritet", tha zëdhënësi i Departmentit të Shtetit, Mark Toner i pyetur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, bën të ditur RTK.
Sipas tij, ‘dialogu është thelbësor për gjithë rajonin për ta lëvizur në binarët drejt integrimit evropian dhe evroatlantik.