E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas katër muaj mungese mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës


Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet pas katër muajsh mungese, që daton që nga 30 marsi 2009, në mbledhjen e të cilit u kalua buxheti i Bashkisë së Tiranës. Këshilli Bashkiak në këto katër muaj, për shkak edhe të angazhimeve politike të pjesëtareve të tij, ka lënë pezull disa projektvendime të rëndësishme për qytetin e Tiranës, ku ndër më të rëndësishmit kanë qenë, rishpërndarja e fondeve të buxhetit të bashkisë në programin e investimeve, miratimin e vlerës maksimale të bonusit për tre zona të Tiranës, për familjet në nevojë për strehim etj. Burime nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, bëjnë të ditur se më datë 17 korrik do të jetë mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku do të shqyrtohen të gjitha projektvendimet e ku nga më të rëndësishmit do të jetë edhe miratimi i projektit “Strategjia për zhvillimin e qytetit të Tiranës”


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›