E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presionet e Edvinit nuk fshehin dot përgjegjësinë e humbjes

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmë, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”  se presioni i Edi Ramës ndaj KQZ-së nuk e fsheh dot përgjegjësinë që ai ka për katastrofën zgjedhore që korri e majta. Pas shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve, asgjë s’e ndal gjyqin politik që strukturat e PS-së do t’i bëjnë uzurpatorit disavjeçar të fronit të kryetarit

TIRANE - Kryeministri i Sali Berisha dënon dhunën dhe presionet që Edi Rama dhe PS, kanë adresuar në drejtim të institucioneve të vlerësimi të rezultateve të zgjedhjeve.
Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, kryeministri Berisha u shpreh se institucionet e vlerësimit të rezultateve duhet të punojnë jashtë çdo lloj presioni.
Duke iu referuar deklaratave të Partisë Socialiste, kryesisht të kryetarit të saj Edi Rama, kreu i qeverisë Berisha u shpreh se ai përpiqet të maskojë përgjegjësinë që ka për humbjen në zgjedhje.
“Edi Rama vazhdon presionet në drejtim të institucioneve të vlerësimit të rezultateve. Me këtë gjest, ai po përpiqet të maskojë përgjegjësinë që ka për humbjen në zgjedhje”, u shpreh kreu i qeverisë, Berisha.
Kryeministri tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka funksionuar, por ishin komisionerët socialistë ata që i lejuan vetes të përdorin dy standarde.
Kryeministri ka ripërsëritur qëndrimin e tij se partia që ai drejton është në pritje të rezultatit përfundimtar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Shefi i ekzekutivit është shprehur se ankimimet në KQZ nga ana e partive janë normale, ndërkohë që deklaroi se KQZ po bën punën e vet, pavarësisht presioneve të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. “Jam shprehur se rezultati përfundimtar del nga KQZ, që ka bërë një punë shumë serioze dhe në zbatim të plotë të ligjit. Ndaj, institucionet e vlerësimit të rezultatit janë institucione që do bëjnë punën e tyre pa asnjë lloj presioni”, tha Berisha.
Kryeministri i ka cilësuar si normale ankimimet e partive të ndryshme dhe ka theksuar se problemi i vetëm në këto zgjedhje ka qenë ai me sallat e pakta të numërimit. “Nëse vlerësojmë tërësinë e ankesave, këto kanë qenë më normalet në historinë e zgjedhjeve. Mendoj se në zgjedhjet e ardhshme qendrat e numërimit duhet të dyfishohen. U përcaktuan 66 salla, të cilat e bënë procesin e numërimit të zgjatur dhe të lodhshëm, hektik. Ishte një mbingarkesë, ç’është e vërteta. Besoj se në zgjedhjet e tjera, mendoj unë, sallat e numërimit duhet të dyfishohen”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›