Lirohet nga burgu kushëriri i Fatmir Xhindit
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Masa e sigurisë
Lirohet nga qelia Zaim Tafa, i cili u arrestua si organizator i një trafiku ndërkombëtar droge. Kushëriri i parë i deputetit të vrarë pak kohë më parë, Fatmir Xhindit, është liruar dje nga Gjykata e Lartë. Kolegji Penal i caktuar me short për shqyrtimin e masës së sigurisë, pas dëgjimit të palëve ka vendosur lirimin e Tafës, duke pohuar se nuk ka asnjë provë që e inkriminon të arrestuarin me trafikun e drogës dhe sekuestrimin e 40 kg drogë në pikën kufitare të Kakavijës. Prokurori i çështjes ka këmbëngulur në mbajtjen në qeli të të arrestuarit, pasi sipas tij, prokuroria disponon, përgjime telefonike, pamje filmike, përgjime të bisedave në banesë që tregojnë inkriminimin e të arrestuarit. Gjithashtu prokurori i çështjes ka pohuar se në banesën e Zaim Tafës është gjetur dhe sekuestruar një laborator droge, ku ishte bërë edhe paketimi i heroinës së kapur në pikën kufitare me Greqinë. Por këto prova janë hedhur poshtë nga avokati mbrojtës, i cili ka kërkuar lirimin e tij, pasi organi i akuzës nuk dispononte asnjë provë që tregojnë për përfshirjen e kushëririt të deputetit Xhindi në trafikun e drogës.
Masa
Zaim Tafa së bashku me Alban Pëllumbin u kapën pak kohë më parë si dy organizator të trafikut të drogës nga Fieri drejt Italisë nëpërmjet korrierëve me shtetësi të huaj. 40 kg heroinë u kap në pikën kufitare Kakavijë në makinën që drejtohej nga dy shtetas gjerman. Kjo sasi heroine kishte si destinacion Italinë, duke kaluar nëpërmjet shtetit helen. Pas kapjes së dy shtetasve gjerman, të cilët ishin edhe personat që po e transportonin, doli edhe origjina e vërtetë e marrjes së sasisë së heroinës. Të arrestuarit pohuan se kanë qenë pikërisht dy fierakët ata që ua kanë shitur mallin e destinuar për tregun italian. Çështja kaloi menjëherë tek krimet e rënda të cilat dhanë masën e sigurimit duke i lënë në arrest burgu. Këtë masë vendosi edhe shkalla e dytë e gjyqësorit. Por Gjykata e Lartë i rrëzoi të dy vendimet.
Lënda narkotike e bllokuar në një sasi prej 40 kg heroinë kap vlerën e 2 milionë eurove. Operacioni që bëri të mundur arrestimin e dy të pandehurve mban emrin “Kështjella”. Këtë emër e mban edhe lokali që është në pronësi të të pandehurit Zaim Tafa në qytetin e Fierit. Emrat e gjermanëve të arrestuar janë, Daniel Englert, 45 vjeç, Franz Kiacsek, 66 vjeç dhe Regina Kiacsek, 63 vjeçe, të gjithë me nënshtetësi gjermane.
Ky lajm është publikuar: 15/07/2009