Interpoli: Shqipëria vendi i parë në botë për kërkesa
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Shqipëria renditet në vendet e para në botë në lidhje me kërkesat në ekstradim. Policia ka të dhëna për vendndodhjen e kriminelëve, pret fletë-arresti dhe të dyshuarit prangosen, por procesi ngec për shkak të zgjatjes, plotësimit të procedurave për ekstradim nga drejtësia shqiptare. Kjo është tabloje që paraqet në zyrat e Interpolit policia dhe drejtësia shqiptare. Sekretari i Përgjithshëm i Interpol-it, Roland Noble, ka vizituar dje Shqipërinë ku ka takuar krerët më të lartë të policisë në vend. “Për Interpolin, e rëndësishme është të dijë cilët janë dhe ku ndodhen personat e kërkuar. Dhe Interpol Tirana renditet në vendet e para në nivel botëror për kërkesat për kapjen e krimineleve. Aktualisht pjesa më e madhe e tyre janë arrestuar, por në këtë pikë gjërat ngadalësohen dhe procesi i ekstradimit është vërtetë i ngadaltë”, - theksoi Noble.
Takimi
Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit takoi dje Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Gjatë një takimi me kreun e Policisë së Shtetit, Noble tha se edhe pse puna e policisë është e mirë dhe se ka gjithmonë të dhëna për vendndodhjen e kriminelëve, duke arritur arrestimet, ekstradimet e tyre kanë procese vërtetë të ngadalta, duke ia lënë përgjegjësinë drejtësisë shqiptare. Gjatë takimit Prençi e njohu Noble mbi rritjen e kapaciteteve të zyrës së Interpol Tiranës, arritjet nga viti në vit, ku vetëm vitin e kaluar është 5-fishuar numri i personave të shpallur në kërkim dhe të ekstraduar. Gjatë takimit u diskutua dhe lidhur me përmirësimin e ndjeshëm në vitet e fundit, të teknologjisë në pikat e kalimit kufitar për kontrollin e personave që hyjnë e dalin në Shqipëri. “Deri tani bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Interpolin në Lion ka qenë i shkëlqyer. Në muajit e ardhshëm bashkëpunimi me Interpolin do të rritet dhe ne do të tregojmë seriozitetin e duhur dhe angazhimin maksimal në bashkëpunimin dypalësh,”- pohoi Prençi. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit Ronald K. Noble deklaroi se ka pasur arsye specifike për të vizituar Shqipërinë, për të vizituar zyrat qendrore të Policisë së Shtetit, të cilat krahasuar me vitet e shkuara kanë bërë një punë mjaft të mirë. Sipas Noble, “rritja e listës së personave të kërkuar nga Interpol Tirana është diçka shumë pozitive dhe jam këtu për të rekomanduar që Drejtoria e Policisë së Shtetit duhet të bashkëpunojë më shumë me Drejtorinë e Transporteve. Gjithashtu, Policia e Shtetit duhet të caktojë një person ndërlidhës në zyrat e Interpolit në Lion, për të cilën Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm kanë dhënë miratim”.
Personat në kërkim
Në lidhje me personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Noble deklaroi se zyra e Iinterpol Tiranës është ndër vendet me nivel botëror më të lartë, lidhur me kërkesat për personat në kërkim, ku një pjesë e mirë e të cilëve janë arrestuar. Sipas tij Shqipëria në vitin 2011, duhet të bëhet vendi organizator i Konferencës Ndërkombëtare të Interpolit dhe së fundi përgëzoi Drejtorin e Policisë së Shtetit për punën e deritanishme, dhe tha se Interpoli është pranë jush në luftën e përbashkët dhe beson në arritjet që Shqipëria ka pasur në këto vitet e fundit.
Ky lajm është publikuar: 15/07/2009