E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas kërkesës së PS-së në KQZ, PD-PR rinis numërimin në njësinë Nr.5

partia-socialisteTiranë- Përmes një shkrese zyrtare, Partia Socialiste i është drejtuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkon zhbllokimin e procesit të numërimit të votave në njësinë numër 5 në kryeqytet.

Sipas shkresës që është dorëzuar rreth orës 10:30 të paradites të së mërkurës selia rozë pretendon se që pas mesnate procesi i numërimit të votave nuk ka rinisur.

PS-ja bën apel që në këtë qendër numërimi po mbahet peng procesi për të nxjerrë një rezultat sa më të shpejtë.

Partia e Edi Ramës akuzon numëruesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane se janë shkaktarët e bllokimit të procesit të numërimit pa asnjë shkak.

Pak minuta më vonë u raportua se procesi i numërimit vijoi normalisht në këtë njësi në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›