Pakistan, autobusi përfshihet nga flakët, vdesin 16 fëmijë
PAKISTAN- Rreth 16 fëmijë kanë humbur jetën pasi autobusi i shkollës, në të cilin ata ndodheshin, u pushtua nga flakët në pjesën lindore të Pakistanit. Rreth shtatë fëmijë të tjerë i dërguan menjëherë në spital pas përfshirjes me flakë të autobusit. Policia u shpreh për BBC-në se shkak i një incidenti të tillë u bë shpërthimi i një cilindri gazi.
Gjithashtu është bërë e ditur se në autobus ndodhej edhe një mësues, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë flakëve, ndërsa shoferi raportohet të ketë shpëtuar. Një oficer policie tha për BBC-në se zjarri u shkaktua për shkak të një shkëndije kur shoferi ndërroi gazin me naftën. Fëmijët i përkisnin moshave nga 5-15 vjeç dhe ndodheshin shumë pak kilometra larg shkollës së tyre në Gujrat, kur në autobus ra zjarr.
Dy fëmijë të cilët arritën të shpëtonin duke dalë nga një dritare në pjesën e pasme të autobusit u shprehën se e kishin ndjerë erën e gazit që përpara se të fillonin flakët. Automjetet me gaz përdoren nga një numër i madh personash në Pakistan, pasi është më i lirë se nafta dhe benzina.
(e.m/News24/BalkanWeb)