E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Do tu kthejmë pronarëve pronat

Tryeza e PS me shoqatat e ish-pronarëve

Kreu i PS premtoi dje kthimin e pronës te pronarët e ligjshëm, por dhe fermerëve certifikatën e pronësisë.

Zgjidhje për legalizimet, më pas slejojmë asnjë tullë pa leje

Kryesocialisti Edi Rama deklaroi dje se me ardhjen e PS-së në pushtet do të mundësohet kthimi i pronës tek pronarët dhe kjo në sajë të hartimit të një kuadri të ri ligjor në bashkëpunim me grupet e interesit. Këtë deklaratë shefi i opozitës e bëri dje gjatë tryezës me shoqatat e ish-pronarëve, para të cilëve deklaroi se politika në 20 vite e ka përdorur çështjen e pronës për të marrë votat e kësaj shtrese. Qëllimi ynë është i qartë: pronarëve që duan tu kthehet prona, fermerëve që punojnë tokën, apo atyre qytetarëve që duan të përfitojnë pronësinë nga procesi i legalizimit, u duhet një zgjidhje. Dhe në fund të ditës u duhet një pronë e regjistruar me certifikatë apo një kompensim i barabartë me atë çka përfaqëson e drejta e tyre e pronës. Ne jemi të vendosur që ta japim këtë zgjidhje. Duke e përsëritur edhe njëherë, zgjidhjen ideale që asnjëherë askush ska mundur ta japë sepse nuk ekziston, ne nuk mund ta kompensojmë me mungesën e zgjidhjes, theksoi Rama. Kreu i selisë rozë theksoi se procesi i integrimit në BE bëhet gjithnjë e më i largët për shkak të moszgjidhjes së çështjes së pronës. Ska Europë me pronat lesh e li, dhe ska Shqipëri në BE pa konsoliduar dhe garantuar pronën si një e drejtë e sigurt brenda një rendi ligjor të pacenueshëm, theksoi Rama.
Legalizimet
Duke folur për procesin e legalizimit të banesave, Rama ironizoi arritjet e deritanishme të qeverisë, duke thënë se e vetmja e re është largimi i Shaban Memisë nga ALUIZNI. Nga 270 mijë, vetëm 9 mijë e 572 janë regjistruar dhe, nga këto 9572, vetëm 4500 janë të hipotekuara. Që do të thotë, në 7 vite qeveria ka legalizuar 1.7 % të gjithë masës së kërkesave. Ndërkohë që ata që presin legalizim, ta llogarisin 1.7% për 7 vjet, kur u vjen radha? Tjua lënë amanet fëmijëve, që ata tua lënë amanet nipërve dhe mbesave, pohoi Rama. Ndërkaq, kreu i PS premtoi se procesi i legalizimeve nga PS në qeverisje do të përfundojë dhe nuk do të lejohet ndërtimi i asnjë banese tjetër. Familjet që jetojnë nën çati të palegalizuara ende, duhet të marrin me patjetër pjesën e premtuar përmes një zgjidhjeje që do ti kthejë nga ligjthyes të një epoke pa rend ligjor në pronarë të ligjshëm, në një vend ku nuk do të lejohet më vendosja e asnjë tulle pa leje, deklaroi Rama.

Diskutimet e PS me shoqatat e pronarëve
Edi Rama:
Do të sjell një shembull të thjeshtë të një personi që është përballur me një nga kanakarët e Agjencisë së Kthimit të Pronave, i cili e priti pas shumë kërkesash; Dhe, kur ky zotëri i bëri me dije gjithë kalvarin e gjatë, i vuri përpara të gjitha dokumentet, i shtroi dhe problemin pse i duhej prona, që lidhej me një nevojë imediate për çështje shëndetësore. Kanakari i tha Mos u shqetëso fare, kjo punë ka marrë fund. Do kesh kthimin e plotë të pronës. Do kesh dëmshpërblim për gjithë kohën e mosshfrytëzimit të saj. Do të të japim dhe një kredi të butë që këtë pronë ta vësh në zhvillim. Madje, i tha që dhe do të ndihmoj që të marrësh kredi që makineritë ti marrësh pa TVSH. Dhe pronari i thotë: Më fal a po tallesh? Jo, i thotë ai: Po tallesh ti që vjen dhe kërkon të marrësh pronën.
Agim Toro, shoqata Pronësi dhe Drejtësi: Me lejoni, zoti Rama, tju bëj një vërejtje që shoqata jonë nuk është pjesë e qeverisë, dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë qeverie. Reforma e pronësisë që ka nisur që në vitin 91, ka nisur mbrapsht me të famshmin ligj 7501, ligj që as më shumë e as më pak, siç thotë Lenini, ia dha tokën atij që e punon. Dhe sot ky parim ka degjeneruar dhe është shndërruar në toka i përket atij që e zapton. Ky është fakt. 20 miliardë euro është fatura financiare për të kompensuar pronarët. 10 miliardë euro është një shifër për të kompensuar po pronarët, por si rezultat i procesit të legalizimit. Nuk ua fal politikanëve shqiptarë që për 22 vjet na lanë në bisht të vendeve të Europës, akoma nuk mund të trokasim në derën e Europës, sepse të gjitha në themel kanë mosrespektimin e të drejtës së pronësisë sipas standardeve të Europës.
Mitro Çapo, shoqata Për mbrojtjen e tokës: Vetëm në një qeveri kryetari i saj, sepse personi bën diferencën në histori, mund të të rregullojë problemin e pronës në Shqipëri. Sepse platforma e ndjekur sot nga qeveria është hedhur nga qeveria socialiste që ka qenë në pushtet, dhe unë jam dëshmitar i saj. Në qoftë se një reformë nuk vete deri në fund, nuk mund të gjejnë vend ligje të tjera. Kështu që ligji 7501 për tu ezauruar në shkallë republike për tokën bujqësore, të mbarojë ky ligj dhe unë mendoj se pastaj u duhet hapur shteg ligjeve të tjera.
Edi Rama: Më fal të lutem, që të mos i hyjmë deri në detaj se nuk do të bëjmë gjyqin e pronës. Ajo që kemi biseduar dhe që unë kam thënë është kjo: ne nuk marrim përsipër të themi se toka është e atij apo është e këtij. Ne marrim përsipër të themi që këta që kanë sulmuar aty për të ndërtuar, nuk janë në pronën që pretendojnë se janë. Kjo është gjëja që themi ne. Pjesa tjetër që kemi folur, do të zgjidhet hap pas hapi. Ne flasim për programin. Se është si puna e asaj që, për të rikthyer pronat 100%, duhet të mos kesh gjë në dorë, se i kthen kollaj. Por, kur ke gjë në dorë, aty fillon problemi.

FATION BINJAKU

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›