Opozita kundër ligjit të akcizat miratohet vetëm në parim
11/04/2012 Trafiku, gjobë e njëjtë për 10 paketa apo një trajler
Opozita del kundër ligjit të ri për akcizat. Sipas tyre, ky ligj do të penalizojë prodhuesit vendas me taksa të parakohshme dhe nuk do t’i lejoj ata që të zgjerojnë aktivitetin e tyre. Në këtë aspekt, përfaqësuesit e opozitës kërkuan që prodhuesit e pijeve alkoolike vendase të mos ta paguanin në moment taksën e akcizës. Këtë me argumentin se do t’i kushtonte më shumë para dhe do të rrezikonin falimentimin nëse produktet e prodhuesve do të hasnin vështirësi në treg. Këtë gjë zv/ministri i Financave e hodhi poshtë duke e quajtur të pandryshueshëm ligjin në këtë aspekt, pasi në të kundërt do të rrezikohej të kalojmë në inflacion fiskal. Ai e argumentoi këtë duke thënë se produktet alkoolike duhet të akcizohen që në fillim ose në të kundërt mund të dalin në treg pa paguar taksën duke i shkaktuar dëme ekonomike shtetit. Lidhur me çështjen e ndjekjes penale, një tjetër problem që anëtarët e PS kishin ngritur, Rushaj tha se ajo është e pandryshueshme. Me ligjin e ri, individët që nuk paguajnë akcizën ndiqen penalisht dhe me gjobë 1 milion lekë. Ky penalitet është i barabartë qoftë për një person që zotëron 10 paketa pa pullë akcize, ashtu edhe për një person që kapet me një sasi shumë herë më të madhe. Debatet u ashpërsuan në momentin e diskutimit të akcizës për fermerët. Rushaj tha se në projektligj heqja e akcizës do të bëhet vetëm tek serat me ngrohje me gaz dhe jo te karburanti. Në këtë pikë opozita filloi duke shpalosur programin e saj dhe kërkonte heqjen e akcizës për karburantet. Pasi sipas tyre do t’i ndihmonte ata që të ulin kostot e prodhimeve bujqësore dhe që produktet do të mund të futen në treg me çmime më konkurruese. Në përfundim projektligji u miratua vetëm në parim. Vendimi përfundimtar u shty në një seancë tjetër.
Arben Ahmetaj: Harrova ne jemi superfuqia energjetike
Edmond Spaho: Po i ktheheni asaj politikës së vjetër. Edhe kur ishit ju dështuat. E kanë parë fshatarët se si i keni ndihmuar me të tilla mashtrime. Mos kujtoni se do të merrni vota kot.
Arben Ahmetaj: Ne në programin tonë e kemi që do të ulim çmimet e referencës.
Sherefedin Shehi: Ju nuk keni program fare.
Alfred Rushaj: Në qoftë se programi juaj është bazuar mbi evazionin fiskal, le të bëhet atëherë.
Edmond Spaho: Lëre debatin se jemi akoma te pyetjet. E kuptoni se sa punë kemi për të bërë?
Albert Çaçi: Po për punë jemi këtu, për çfarë tjetër?
Arben Ahmetaj: Të lutem Mondi se e ke zakon të ndërpresësh fjalën e deputetëve.
Edmond Spaho: Na e thuaj një herë ti.