E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja Serbi – Kroaci, Kosor refuzon ndërmjetësin slloven

Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor ka refuzuar ndërmjetësimin e kryeministrit slloven, Borut Pahor, në përplasjet e forta diplomatike Kroaci – Serbi për sa i takon çështjes së Kosovës. Ai ka ofruar ndihmën e tij për qetësimin e marrëdhënieve, por një gjë e tillë është cilësuar e panevojshme nga ana e Kosorit.
 

"Nëse kryeministri Thaçi pajtohet, shumë shpejt do të shkojë në Kosovë”, ka thënë Pahor, pas një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Kjo e fundit, e ka cilësuar Slloveninë si partner të rëndësishëm në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›