Strehimi i familjes se Gadafit Algjeria Zbatuam ligjin e shenjte

Autoritetet algjeriane mbrojnë vendimin për strehimin e familjes së Gedafit, përkundër akuzave të ashpra të kryengritësve, që edhe më parë e kanë denoncuar Algjerinë se mbështeti kolonelin gjatë luftës civile. I dërguari algjerian në Kombet e BAshkuara, Murad BenMehidi e justifikoi vendin e shtetit të tij për të strehuar gruan e Gedafit, Safia, vajzën Aisha dhe dy djemtë Muhamad e Hanibal, me ligjin e shenjtë të mikpritjes që sundon, sipas tij, në rajonin e shkretëtirës.
Ndërkaq, për vetë kolonel Gedafin nuk ka asnjë lajm dhe njoftimi se ai mund të kishte kaluar kufirin drejt Algjerisë, vazhdon të mohohet nga Algjeri. Një zëdhënës i kryengritësve foli ashpër kundër autoriteteve të shtetit fqinjë që strehuan familjen e Gedafit.
"Ky është një akt agresioni kundër popullit libian, dëshirave dhe aspiratave të tij. Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të siguruar ekstradimin e atyre kriminelëve dhe për ti nxjerrë përpara Drejtësisë”- tha Mahmoud Shammam, zëdhënës i KëShillit të Tranzicionit.
Ndërkohë, ndërsa kryengritësit marrin nën kontroll zona të reja të vendit, detaje të krimeve të regjimit po dalin në pah. Së fundmi, vrasjet në masë të kryera nga regjimi janë faktuar me gejndjen e varreve të përbashkëta. Sipas ministrit të Drejtësisë në këshillin e Tranzicionit, i cili po qeveris vendin, katër varre masive janë zbuluar në Libi, njëri prej të cilëve në Ain Zara, në zonën pas barrakave ku strehoheshin ushtarët e Brigadës Khamis, që drejtohej nga djali i Gedafit.
Dhjetëra njerëz, shumica oficerë që refuzuan të luftojnë për kolonelin, thuhet se janë varrosur aty. Grupet e të drejtave të njeriut po dokumentojnë gjithcka për të pasur prova kur një proces i mundshëm për krime lufte të nisë në Hagë. Pas rënies së Tripolit më 21 gusht, luftimet në Libi po vazhdojnë në disa zona të vendit, kryesisht rreth vendlindjes së kolonelit Sirte. Spekulimet e fundit e vendosin Gedafin piëkrisht në krye të besnikëve të tij në këtë qytet.
Juli Prifti